Pezullohet shefi i Komisariatit dhe ai i rendit në Devoll

152
Sigal

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit.

Konkretisht shefi i komisariatit Besim Palamani, dhe shefi i rendit Admir Belishta, janë pezulluar nga detyra dhe kanë kaluar për hetim.

Burime konfirmojnë se dy drejtuesit akuzohen për ‘shpërdorim detyre’.

Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.