Adriatik Lapajt po i dhemb varfëria e qytetarëve?/ Cili është skenari i të infiltruarve të Soros-it

242
Sigal

Të infiltruarve të SOROS-it,  kush i sheh në krye të protestave mendon se po iu dhembin çmimet e larta që kanë prekur tregun kryesisht ditëve të fundit.

Pas Migen Qiraxhiut, Adriatik Lapaj nën petkun e aktivistit, është shprehur sot para qytetarëve se nuk janë të bindur nga paketa e rezistencës sociale, që ka prezantuar këto ditë kryeministri Edi Rama.

Lapaj, i cili shquhet për përvetësimin e kauzave të qytetarëve, që në vitin 2015 është shfaqur hapur me Soros-in me miqtë e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, duke marrë pjesë në fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë e Soros.

Këtë e dëshmon një video që daton me 29 Maj 2015, ku Lapaj  shfaqet gjatë një takimi me gazetarë dhe avokatë të qytetit të Elbasanit.

Jo vetëm video, por një fakt tjetër që tregon lidhjen e tij me Sorosin është adresa e tij në Linked in, që tregon se është pjesë e Fondacionit të Soros.

Tashmë pyetja shtrohet cili është skenari i njerëzve të Soros-it që vrapojnë për të përvetësuar protestat e qytetarëve.