‘Rama i dërrmuar nga 6 marsi’/ Berisha: Po i shuhet drita në tunel! Mandati i tretë është…

167
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka parashikuar se mandati i tretë i Edi Ramës është i pamundur dhe se po i shuhet drita në fund të tunelit.

I ftuar në një emision, Berisha theksoi se goditja ndaj tij ishte pikërisht për ta ndihmuar Ramën për të vijuar i qetë, por një gjë e tillë dështoi në 6 mars.

Sipas Berishës, mbështetja që ka Rama nuk mund t’i sigurojë një mandat të qetë pasi po të ishte puna me mbështetje, Basha do të ishte me 40% të votave në 6 mars, por faktikisht ai përfundoi në 12% pasi shqiptarët nuk i kanë qejf kukullat.

Berisha: Rama i dërrmuar po e shef se drita në tunel po i shuhet. Mandati i tretë është i pamundur për të. E gjitha kjo që u bë për të goditur Sali Berishën eishte për të ndihmuar Edi Ramën por kjo dështoi në 6 mars.

Nuk bëhet puna me mbështetje pasi po të ishte me mbështetje Lulzim brava do ishte me 40% sot jo me 12% si përfundoi në 6 mars.

Ata që mbështeten në kurthe në pazare në një mënyrë apo në një tjetër shkojnë drejt dështimit. Shqiptarët e kam thënë se nuk i kanë qejf kukullat, po të shkosh në shtëpitë e tyre e shikon se nuk kanë shumë kukulla.