Sigal

Katër makina janë përplasur me njëra tjetrën pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së quajtur Qafa e Kasharit

Nga të dhënat e para mësohet se mjeti i parë i përplasur është një makinë tip “Volkswagen Tuareg”, i cili më pas është përplasur nga një mjet tip furgon, i fundit ky që është përplasur nga një kamion dhe një tjetër mjet për të cilin nuk ka të dhëna.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk ka të dhëna për të plagosur.

Si pasojë e aksidentit është krijuar problem në qarkullimin e mjeteve dhe trafiku është thuajse deri tek City Park.