Çështja e detit/ Berisha: Grekët duhet t’i ngrenë monument Edi Ramës

200
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e tij komentoi edhe marrëveshjen për zgjerimin e Greqisë në ujërat territorialë të Shqipërisë.

I pyetur se si ka mundësi që Edi Rama po luan edhe me Greqinë, por edhe me Turqinë, Berisha tha: “Po u shite njëherë, mund të shitesh edhe pesë herë”.

“Greqia këtij duhet t’i bëjë një monument, sepse faktikisht i bëri të mundur vetëm me detin Jon të zgjerohet më shumë se një Shqipëri tjetër. 13 mijë milje detare, nga të cilat 3 mijë milje janë ujëra territoriale, zonë ekonomike dhe shelf kontinental i Shqipërisë,” tha Berisha.

“Ideja e Gjykatës së Hagës i përket qeverisë së PD dhe LSI. Pas rrëzimit të marrëveshjes së detit të vitit 2009, me insistimin tim kemi rënë dakord që t’i drejtohemi Gjykatës së Hagës për zgjidhjen e marrëveshjes,” , – tha ish-Kryeministri Berisha, duke theksuar se do të shkohej në gjykatë sipas parimit: Shqipëria me 12 milje, Greqia me 6 milje.

 “Unë kërkoj që çdo gazetar që mbron interesin publik, duhet të merret me këtë çështje se është themelore. Këta u ulën në negociata dhe sigluan marrëveshjen: Shqipëria me 6 milje, Shqipëria me 12 milje. Presidenti e bllokoi marrëveshjen se kishte shkelur ligjin. Atëherë Greqia thotë se do të kalojë në 12 milje,” , – tha Berisha.

“Edi Rama, në mënyrën më antishqiptare, miraton publikisht vendimin për të kaluar Greqia dhe Shqipëria në raportin 1 me 1. Ne nuk e pengonim Greqinë që të kalonte këtë raport, por Greqia nuk mund të ndryshonte rregullat e lojës në mes të lojës. Vërtet neni 3 i Konventës së Montegobay i japin të drejtë, por janë tre nene që në raste të ngjashme me Shqipërinë, e ndalojnë këtë gjë. Tani gjykata nuk mund të gjykojë dot modelin 12 me 12 pasi është model i dakordësuar. Atëherë deti do ndahet, por nëse e dëgjuat kryeministri grek Micotaqis, ai tha se nga Oktanoi deri në detin e Libanit, ujërat e Greqisë do jenë 12 milje. Kështu ndodhin dy gjëra të rënda. Shqipëria humbet zonat naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse të kanalit të Korfuzit, pasi kalojnë automatikisht në territorin grek. E dyta, nga Oktanoi shkohet drejt Otrantos. Këta kanë bërë një gjëmë kombëtare. Oktanoi sheh drejt Otrantos,” , – tha ish – Kryeministri.