Aksident në Vlorë/ Drejtuesi i “Benz”-it përplas një person dhe largohet nga vendi i ngjarjes

235
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Kushtrim në Vlorë. Drejtuesi i një makine tip “Benz” ka akisdentuar një person dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri i identifikuar si M. S. ndodhet në spital  në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihet ende identiteti i shoferit i cili u largua nga aksidenti i ndodhur rreth orës 18:00.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës Benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.