Hyqmet Zane: Të ndryshosh Shqipërinë, duhet që çdo shqiptar të ndryshojë veten

167
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ndryshimi i një vendi fillon nga ndryshimi i koncepteve të njerëzve mbi jetën që duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për një kapërcim të së shkaurës jo me fjalë, por me vepra. Nëse ka një komb që e pësoi shumë keq gjatë Luftës II Botërore dhe më pas, ata janë gjermanët, sepse i gjithë opinioni botëror i dënoi veprat e Hitlerit. Këtë e bëmë edhe ne shqitparët që dënuam veprat e diktatorit Enver Hoxha. Por nëse ne mbetëm vetëm në konstatimin e atyre bëmave, gjermanët u morën me ndryshimin e konceptit se Gjermania kërkon ndryshimin që duhet të fillonte nga secili gjemran. Gjermanët ishin të përgatitur për këtë ndryshim se ata ishin të disiplinuar, ishin të përgjegjshëm, nxorrën drejtues të vendit të tyre që investuan dije dhe vepra në themelet e Gjermanisë së dëmituar edhe në imazh. Dhe Gjemania sot është lider në Europë dhe në botë, është një shembull tipik i rindërtimit të shtetit dhe rilindjes së një kombi vital që të gjithë ne e themi me qesëndi “është gjerman ai” për një njeri që ka korrektesë, që është punëtor, i saktë në mendime dhe i ndërshëm në veprime. Këtë e thoshte dhe im atë që, edhe pse ishte i internuar në kampet e përqëndrimit në kohen e luftës, nuk kishte se si të mos fliste mirë për disiplinimin, përgjegjshmërinë dhe forcën e dashurinë për punën. Ndaj dhe sot Gjermania është këtu ku është.

Kemi dëgjuar shumë histori dhe kemi lexuar shumë thënie për vlerat potenciale të njeriut dhe për ndërtimin e një vendi.  Por ne shqitparët i kemi të ndara fjalët nga veprat, sepse ndryshe themi dhe ndryshe bëjmë. Si model të këtij karakteri të dobët janë Enver Hoxha që tha se pas luftës “do hamë me lugë floriri” dhe mashtroi. Por edhe Edi Rama që më 2013 tha se do rilindim, por u bë e kundërta se u rilindën e keqja e madhe mbi shapatullat e shqiptarëve. Në jetën time kam besuar në thëniet e personaliteteve të mëdhenj dhe ato i kam përdorur shpesh në shkrimet e mia publicitare. Bile nga romanet që kam lexuar, nga një pjesë e mirë e tyre, kam nxjerrë shumë thënie dhe shprehje të që po të lexohen, ato kuptohen që janë të papërsëritshme. Ajo që më thoshte im atë “kot puno e kot mos rri”, çka ai e kishte moto të jetës së tij, punën dhe ndershmërinë, ka një kuptim filozofik në edukimin me ndjenjën e punës dhe jo të mashtrimit. Por dhe në jetën tonë na u injektua jo vetëm gënjeshtra, por edhe dembelizmi, edhe përtacia, edhe karakteri i pabesueshëm dhe mosdisiplinimi si një cilësi negative që ka një ndikim shumë të papranueshëm në jetën publike në çdo sektor jetik. Kjo nuk ndodh kurrë në një vend si Gjermania se ka një popull gjerman me vlera potenciale.

“Në Gjermani, të merr frymën ligji”, më thoshte një herë prof.dr. Emine Sadiku që jeton në Bon të Gjermanisë prej 25 vjetësh. Kjo ndryshon katërcipërisht me Shqipërinë ku të merr frymën moszbatimi i ligjit, shkelja e ligjit, mosrespektimi i ligjit si dhe gënjeshtra dhe mashtrimi, korruspioni dhe pabesia, shitja e vlerave njerëzore për një votë apo për një hatër të një mafiozi që të kërcënon. Ne shqiptarët kemi shumë personalitete si Mit’hat Frashëri që, me zgjuarsinë e lindur që kishte, ashtu si mendonte edhe verpronte. Për referencw ndaj punës dhe mendimeve që shprehte si eksperienca me vlera, kam shkëputur një thënie të tij se “Shqiptarët do të fitojnë çdo lloj beteje me këdo sado e vështirë që të jetë ajo, por vetëm atëherë kur të kenë rregulluar dhe mbaruar çdo “punë” njëherë e mirw me njëri-tjetrin”. Po që po, sepse njëqind e sa vjet më parë mendimtari tjetër shqitpar Faik Konisa ka shprehur me një poezi më 1901 që po t’i lexosh, mund të thuhet sikur janë thënë për këto ditët e sotme. “… As bukë, as brekë s’ju lanë / Ju punoni, ata hanë / Nuk ju lan’ as pak nderë / Që e kini pasur përherë/ As nder, as turp në gjak s’kini / Unji kryet dhe po rrini / O shqiptarë barkzbrazur / Fustan çjerr’ e këmbëzbrazbatrhur / Zemërohuni një herë / As krenarë, por veç të dhjerë”. Sa thjesht dhe sa mjeshtërisht janë thënë fjalët. Ku jemi ne shqiptarët me këto këshilla të shenjta? A na duhet ndryshimi i vendit, a duhet ta ndryshojmë Shqipërinë, duhet, por më së pari duhet të ndryshojmë mendimet tona dhe mes nesh të bëhemi bashkë për të mirën e këtij vendi dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë ? Asgjë nuk bëhet me fjalë, por veç me punë dhe kokëulur e të disiplinuar, nëse vërtet duam të dnryshojmë. Ata që na kanë mashtruar dhe që krijuan të keqen që u mboll edhe në këto 8 vite, nuk mund të bëjnë sot moralin e mandatit të tretë apo të qëndrimit në pushtet, sepse e humbën betejën me të vërtetën dhe shenjtëruan të keqen në çdo qelizë të shoqërisë. Shumë e drejtë dhe që ka një kuptim të madh për ata që kanë veshë të dëgjojnë dhe kanë mendje të zbatojnë  shenjtërinë e vlerave që jo pak i ka edhe kombi shqiptar. Si për të shpirtëzuar këto vlera po i referohem një Ajte Kuranor ku më herët  gjithashtu janë dhënë mesazhe nga Allahu (Zoti), ku thuhet “Sigurisht që Allahu nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli, përderisa ata vetë ta ndryshojnë vetveten”. Rilindasit e vërtetë me besim tek Zoti dhe me ligjërimet e shenjta menduan për ndryshimin dhe ia arritën asaj me veprat e tyre, duke ndriçuar mendjet e shqiptarëve dhe realizuan ndryshimin e madh me Pavarësinë e vendit. Porse, nëse ata harxhuan pasurinë për kombin, këta të ashtuquajturit rilindas të Edi Ramës e vodhën Shqipërinë për interesat e tyre ndaj dhe nuk e duan ndryshimin se në fund të funit as në Zot ata nuk besojnë.