PD, Ristani: Rama fyen administratën, modeli i tij janë trafikantët

419
Sigal

Arben Ristani për deklaratat e Ramës


zhargonin e tij ordiner, Edi Rama fyeu dje punonjësit e administratës duke i
quajtur të paaftë.
 


Ofendoi një pjesë të mirë të atyre punonjësve që
megjithëse u mashtruan, tradhëtuan dhe u braktisën për 3 vjet nga Edi Rama,
vazhduan pa e ndalur punën e tyre. 

Në fakt në mendësinë e Edi Ramës për shtetin,
punonjësi i administratës s’duhet të jetë specialist i zoti e me përvojë, as
njeri që punon shumë. 

Nese nuk ke trafikuar femra, nuk je marrë me
prostitucion, me trafik droge, nuk je dënuar për
korrupsion, falsifikim dokumentesh, kërcënime, rrëmbim fëmijesh, atëherë ti nuk
je i aftë për të punuar në administratë.
 
Vetëm ata që kanë një cv kaq të pasur e meritojnë
të jenë në administratë, në polici dhe në parlament, sipas Edi Ramës.
 
Në fund të fundit çdo drejtues mundohet të
implementojë modelin e tij. Këtë bën çdo ditë edhe piktori i dështuar që është
sot kryeministër dhe do të mbetet në histori për modelin e tij të krimit,
drogës dhe korrupsionit.