Covid-19 në Shqipëri, Panariti apel Qeverisë: Ndryshoni strategjinë, ja çfarë duhet të shpërndani falas

209
Sigal

Edmond Panariti, Shefi i Kabinetit të Presidentit, i është drejtuar me një apel të fortë Qeverisë për të ndryshuar strategjinë lidhur me pandeminë e Covid-19. Panariti shkruan se Qeveria duhet të shpërndajë falas suplementet e vitaminës D dhe të Zinkut, veçanërishtpër personat mbi 60 vjeç.

Sipas tij, kjo është strategjia më e zgjuar për të parandaluar dhe luftuar një virus që po ndërron “lëkurën” dhe zakonet me shpejtësi, i cili po ndryshon dhe do të ndryshojë me format e tij “mutante” të cilat mund të nxjerrin jashtë loje edhe armët strategjike, por jo ato konvencionale si vitaminat dhe mikroelementët të cilat i luftojnë pa dallim edhe format e reja ashtu si dhe të vjetrat.

Postimi nga Edmond Panariti

Çfarë duhet bërë urgjent nga qeveria për të parandaluar dhe luftuar Covid 19?

Dhe me kosto shumë të ulët dhe me efekte të provuara!

Tu shpërndajmë falas sa më shpejt familjeve dhe në mënyrë të veçantë personave 60 vjeç e lart suplementet të vitaminës D dhe të Zinkut.

Mundësisht që sot e në vijim. Sa më parë dhe sa më shpejt.

Kjo është strategjia më e zgjuar për të parandaluar dhe luftuar një virus që po ndërron “lëkurën” dhe zakonet me shpejtësi, i cili po ndryshon dhe do të ndryshojë me format e tij “mutante” të cilat mund të nxjerrin jashtë loje edhe armët strategjike, por jo ato konvencionale si vitaminat dhe mikroelementët të cilat i luftojnë pa dallim edhe format e reja ashtu si dhe të vjetrat.

Kosto e prodhimit dhe e shitjes, shumë e ulët

Gjënden me bollëk..

Për Vitaminën D kam folur edhe më parë për efektet e saj anticovid.

Për zinkun ka tashmë prova solide, po e theksoj prova solide për vetitë antivirale dhe antinflamatore edhe ndaj covid 19..

Mos prisni, veproni.. Këto i keni në vend, janë lirë dhe me shumicë, thjesht grumbullojini dhe shpërndajini në familje së bashku me një fletushkë udhëzuese