Bie popullariteti i qeverisë “Rama”, Meta fiton, Basha ruan statukuonë

495
Sigal

BAROMETËR24 i Eduard Zaloshnjës: Ka humbur besimi se do të ketë rimëkëmbje të ekonomisë

 Vetëm tre muaj pas betimit zyrtar, kuota pozitive e kabinetit ministror të përzgjedhur nga Edi Rama ka rënë nën nivelin kritik 50%, në sondazhin periodik BAROMETËR24, të zhvilluar nga Eduard Zaloshnja për televizionin NEWS 24 në periudhën 10-16 dhjetor.  Aktualisht, vetëm 47% e të anketuarve në kampionin prej 1200 votuesish aktivë urbanë kanë opinion pozitiv për ekipin e ministrave, ndërkohë që 57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën aktuale në 23 Qershor. Kampioni i BAROMETËR24 anketohet periodikisht çdo muaj dhe është përzgjedhur në fillim të tetorit ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Rreth 96% e të anketuarve të kampionit kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa 4% të tjerë kanë qenë pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009. Perceptimi për dy drejtimet kryesore të qeverisjes – rendin dhe ekonominë – ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm në muajin e fundit.

Policia, e pazonja të sigurojë rendi e qetësinë publike

Edhe pse kanë ndodhur një sërë shkarkimesh në të gjitha strukturat e policisë së shtetit, me pretekstin, që, sipas ministrit Tahiri, po bëhen në saj të nevojës së reformave, sërish qytetarët nuk mendojnë se, Policia e Shtetit ka mundur të sigurojë rendin dhe qetësinë publike.  Aktualisht, vetëm 43% e të anketuarve të BAROMETËR24 mendojnë se situata e rendit po përmirësohet nën qeverisjen e re, nga 61% që mendonin kështu një muaj më parë.

A mendoni se situata e rendit po përmirësohet nën qeverisjen aktuale?

Muaji    Po  Jo     Nuk e di

Tetor    60% 21% 18%

Nëntor  61% 25% 14%

Dhjetor 43% 53% 4%

Njerëzit humbasin besimin se do të përmirësohet gjendja ekonomike

Qeveria e re ndonëse ka 100 ditë nga qeverisja e saj, ende nuk ka mundur që të fitojë besimin e qytetarëve , se përpjekjet e saj, paketa e re fiskale dhe masat e tjera që ka premtuar se do të marrë, në politikën ekonomike, do të bëjnë të mundur që të përmirësojnë treguesit ekonomikë dhe të ngjallin shpresën e popullit, se do të ketë një ringritje të ekonomisë dhe një dalje nga kriza. Qeveria e re, ende nuk ka bërë asgjë për të hapur vende të reja pune, madje as që premton se me reformat e saj, do të krijohen  kushte të favorshme për të hapur vende të reja punë. Madje, edhe treguesit e të bërit biznes në Shqipëri, e krahasuar me vendet e tjera në Rajon, po përkeqësohen nga viti në vit. Vetëm 41% mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti, nga 55% që mendonin kështu një muaj më parë.

A mendoni se gjendja ekonomike e familjes suaj do të jetë më e mirë pas një viti?

Muaji   Po   Jo    Nuk e di

Tetor  49%  26% 25%

Nëntor 48% 29% 23%

Dhjetor 39% 37% 24%

A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?

Muaji   Po    Jo    Nuk e di

Tetor   55%  28% 17%

Nëntor 55% 30% 15%

Dhjetor 41% 38% 21%

Vetëm 36 % besojnë te drejtësia

Konfliktet e vazhdueshme ndërinstitucionale, sikurse KLD-Ministria e Drejtësisë, emërimet partiake që vazhdojnë në sistemin gjyqësor, por edhe mungesa e një lufte të ashpër kundër të korruptuarve midis gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka bërë që të bjerë edhe më shumë besimi i qytetarëve ndaj drejtësisë. Jo vetëm kaq, por po ulet edhe perceptimi se reformat e shpallura e të ndërmarra deri tani nga qeveria e re, mund të përmirësojnë situatën dhe do të rikthejnë besimin te drejtësia. Ndërkohë, vetëm 36% e të anketuarve mendojnë se reforma në sistemin e drejtësisë do ta “shërojë” së shpejti atë.

A mendoni se sistemi i drejtësisë do të “shërohet” së shpejti?

Po     Jo    Nuk e di

36%  61%   3%

Bie popullariteti i Kryeministrit Rama

Mosmenaxhimi i mirë i çështjes së armëve kimike,  mosluftimi i korrupsionit, sikurse kishte premtuar, por edhe mungesa e masave të drejtpërdrejta që do të ngjallin një besim te qytetarët për një ringritje të ekonomisë, ka bërë që te qytetarët të bjerë popullariteti i qeverisë së re, por edhe vetë i Kryeministrit Rama.  Kuota pozitive për Kryeministrin Rama ka pësuar një rënie prej 4 pikë përqindje këtë muaj, ndërkohë që vetëm 1/3 e të anketuarve që kanë opinion pozitiv për Ramën e kanë shumë pozitiv opinionin për të (para një muaji, 2/3 e tyre kishin opinion shumë pozitiv).

Opinioni për Kryeministrin Rama

Muaji             Pozitiv   Negativ  Asnjanës

23 Qershor    57%        39%        4%

Tetor                57%     34%        9%

Nëntor              56%     36%       8%

Dhjetor             52%      37%      11%

*57% e të anketuarve kanë votuar për maxhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

  

Basha ruan statukuonë

 Kuotat pozitive për PD-në dhe kryetarin e saj Basha kanë mbetur të pandryshuara këtë muaj (përkatësisht 30% dhe 40%).

Opinioni për Kreun e PD, Basha

Muaji            Pozitiv   Negativ   Asnjanës

23 Qershor    30%      57%       13%

Tetor               41%      44%       15%

Nëntor             40%     45%       15%

Dhjetor            40%     45%       15%

*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për maxhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.

 

Ilir Meta fiton mirëbesimin e qytetarëve

I vetmi nga politikanët që ka fituar mirëbesimin e qytetarëve është kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Kuotat pozitive tëLSI-së dhe kryetarit të saj Meta kanë pësuar një përmirësim modest prej 2-3 pikë përqindje.

Opinioni për Kreun e LSI-së, Meta

Muaji             Pozitiv  Negativ  Asnjanës

23 Qershor    10%      39%       51%

Tetor               44%      39%       17%

Nëntor            44%      40%       16%

Dhjetor           46%     40%        14%

*10% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.

 A e përdorni rripin e sigurisë kur udhëtoni si shofer apo pasagjer?

Rregullisht Disa here   Asnjëherë

49%             23%          28%

 Opinioni për Gr. Parlamentar PS

Muaji            Pozitiv  Negativ  Asnjanës

23 Qershor 42%      39%       19%

Tetor            47%       36%      17%

Nëntor         47%       37%      16%

Dhjetor         47%      38%      15%

*42% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23Qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 19% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Gr. Parlamentar PD

Muaji         Pozitiv  Negativ Asnjanës

23 Qershor   30%     57%     13%

Tetor              29%     51%     20%

Nëntor           30%    55%     15%

Dhjetor          30%    56%     14%

*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për maxhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.

Opinioni për Gr. ParlamentarLSI

Muaji           Pozitiv   Negativ   Asnjanës

23 Qershor   10%       39%         51%

Tetor              37%       39%         24%

Nëntor            37%      40%         23%

Dhjetor           40%      40%         20%

*10% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 Qershor për arsye të ndryshme.