Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike,Besart Xhaferri në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka folur për të dhënat e fundit të Eurostat, të cilat sipas tij, “çertifikojnë” Shqipërinë si një narkoekonomi dhe kampione të mjerimit në Evropë.
Sipas raportit, rreth 42% e shqiptarëve janë në rrezik të lartë varfërie dhe përjashtimi social – mbi 1 milion qytetarë që nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazë të jetesës.
Xhaferri e lidh këtë realitet të rëndë me modelin qeverisës të kryeministrit Rama, duke e krahasuar me sistemin e Venezuelës, ku varfëria masive krijon terrenin ideal për manipulim elektoral dhe blerje votash.
Postimi i plotë:
Eurostat “çertifikon” Shqipërinë si Narkoekonomi dhe Kampione të mjerimit në Evropë!
Pasi Edi Rama zhvilloi zgjedhje me standardet e Maduros së Venezuelës është Eurostat që e çertifikon Shqipërinë si Narkoekonomi dhe kampione të mjerimit në Evropë.
Në studimin e fundit Eurostat konstaton se Shqipëria është në vend të parë në Evropë
për nivelin e lartë të popullsisë, ku rreth 42% e popullsisë është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social.
Pra nga 2.4 milionë banorët që pretendon INSTAT se jetojnë në këtë vend, Eurosatat vlerëson se më shumë se 1 milionë shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
Të 1 milionë shqiptarët jetojnë në familje që s’mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit, si
vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra, apo pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia.
Ky studim i INSTAT ekspozon Narkoekonominë shqiptare që është e ngjashme me atë të rajoneve të Meksikës.
Ky mjerim i familjeve shqiptare krijon mjedisin ideal për blerjen e votave, pasi qytetarët janë të lidhur dhunshëm me litarin e bukës.
