Plagosi babanë e tij pas një konflikti në familje, arrestohet 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Mbrostar Ura të Fierit, ku një 23-vjeçar ka plagosur babanë e tij pas një konflikti brenda banesës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të ndaluar autorin.

Sigal

Si rezultat, shtetasi Jashar Zyka është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat, ndërkohë që babai i tij, 58-vjeçari Nexhmedin Zyka, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi Jashar Zyka, 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Nexhmedin Zyka, 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.