Damian Gjiknuri thyen rekord në Vlorë,qytetarët e votëbesojnë masivisht

Partia Socialiste e Shqipërisë është fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të 11 Majit, me një rezultat që shumë as e kishin imagjinuar, edhe nga radhët e vetë kësaj force politike. Janë 83 mandate, më shumë se edhe në vitin 2013 .

Një nga qarqet që ka surprizuar me rezultat është dhe Vlora. Socialistët kanë siguruar 9 mandate, një më tepër se në vitin 2021 .

Sigal

Kandidati më i votuar, me më shumë se 10 mijë vota është socialisti i “tërmeteve”, Damian Gjiknuri i cili ashtu siç premtoi kur Edi Rama e la në listë të hapur, “tronditi” jugun.

Një muaj më parë, kur fushata sapo kishte nisur, Damian Gjiknuri premtoi tërmet.

“Jugu është zonë sizmike ku takohen pllakat tektonike dhe efektet politike do të ndihen. Mendoj që do të jetë më mirë se viti 2021, me çfarë shoh në terren dhe me analizën time elektorale PS do arrijë minimalisht atë që ka patur në 2021 dhe mendoj se do të jetë më lart”, u shpreh Gjiknuri në ditët e para të Prillit.