Presidenti Meta në Myftininë e Kavajës: Përballja pandeminë kërkon solidaritet

272
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvulluar ditën e sotme një takim me në Myftininë e Kavajës me klerikë, besimtarë dhe qytetarë, për të ndarë së bashku urimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.Meta shprehet se përballja me këtë pandemi kërkon solidaritet, vetëkufizim dhe përgjegjshmëri.

“Ilumtur loja sot një takim në Myftininë e Kavajës me klerikë, besimtarë dhe qytetarë, për të ndarë së bashku urimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në këto ditë të pazakonta, një mesazh sa hyjnor aq dhe human: Agjërimi është vetëprivim dhe vetëkufizim i ndërgjegjshëm për qëllime sublime.

Përballja me këtë pandemi kërkon solidaritet, vetëkufizim dhe përgjegjshmëri.

Asgjë nuk është më sublime se vetë jeta. Siç thotë edhe Kurani: “Kush shpëton një jetë është si të ketë shpëtuar të gjithë botën”.

Uroj që jeta shpirtërore të rikthehet sa më parë në normalitetin e saj në faltoret e të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri, duke respektuar protokollet shëndetësore, sepse kemi nevojë më shumë se kurrë për mesazhe shprese dhe solidariteti.”