Një qytetar ka denoncuar plotësimin e fletëve të votimit dy ditë para 30 qershorit.
Në një postim të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, është një fletë votimi për Bashkinë e Kukësit e plotësuar.
Qytetari me profesion mësues pretendon se këto fletë votimi po u shpërndahen arsimtarëve, infermierëve dhe gjithë administratës.
‘Fillon dorezimi masiv i fletvotimeve të mbushura të punonjësve të administratës dhe mbushja e kutive!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e arsimtarit dixhital! sb
Përshëndetje Dok Berisha jam mësues desha të ju njoftoj se kanë filluar të ua shpërndajnë arsimtarëve, infermierëve, dhe të gjithë administratës! Dhe ka filluar mbushja e kutive që tani! Po të dërgoj dhe fletën e votimit!’ – shkruan Berisha në faqen e tij në ‘Facebook’.




















