Basha, mesazh të fortë pas takimit me Shefen e Misionit të ODIHR: Ja rrugë e vetme për daljen nga kriza

376
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar pas takimit me shefen e Misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, se Reforma Zgjedhore është e vetmja rrugë për daljen nga kriza.

“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri.

Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë! Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit!”, shkruan Basha.