Besart Xhaferri, kandidat për deputet i Partisë Demokratike njëkohësisht kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka denoncuar skandalin e ofrimit të parave kundrejt votave në zyrën e PS në Njësinë 1 që ka nën patronazh Ministri i Brendshëm.
Përmes një postimi në facebook ai i bën thirrje SPAK të nisë hetimet dhe të ndalet ky krim zgjedhor urgjentisht.
“Para 2 ditësh denoncova faktin se në një zyrë elektorale të PS në Njësinë 1, në rrugën “Kont Leopold Bertoldi”, ofrohen para në këmbim të votës. Skandali nuk mbaron këtu pasi ajo zyrë elektorale vizitohet nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Për këtë krim elektoral, SPAK nuk mund të qëndrojë indiferent! Deri tani qytetarët kanë refuzuar se kanë zgjedhur programin tonë, por ky krim zgjedhor në zemër të Tiranës duhet të ndalet urgjentisht!’ Shkruan Xhaferri.