‘Foltorja’ e Kuçovës/ Berisha: Basha ka zhdukur financimet e PD! Më 11 dhjetor ristrukturojmë partinë

196
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Bashën se ka hequr pagesat e kryeratëve të degëve dhe këto fonde nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Sipas Berishës, Basha ka krijuar një parti ‘afunksionale’, e cila nuk arrin të mblidhet dhe të marri vendimet dhe përgjegjësitë që i takojnë.

Por në datë 11 dhjetor, Kuvendi do mblidhet dhe do vazhdojë deri sa të arrijmë disa nga pikat e mbledhjes së tij.

Berisha: Në lidhje me degët, deri në vitin 2013 kryetrarët dhe sekretarët e degëve kanë qënë të borderonë e PD me një pagë të caktuar ashtu si unë kur kam qënë në opozitë. Ai e hoqi këtë. Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar që kjo është një gjë që nëse e mbajmë e mbajmë, në qoftë se nuk e mbajmë një organogramë të PD faktikisht e bëjmë shoqatë atë. Ai pavarësisht nga fondet e mëdha pasi duke qënë parti parlamentare ka një financim të mjaftueshëm, po se ku shkon ai financim dhe pse nuk vjenë në degë, këtë e di peng kryetari që do marë përgjigjen e vet. Dhe një gjë meqë jemi këtu, ai ka bërë një organizim ‘afunksional’ të partisë të pabesueshme. Imagjinoni kuvendi me 7600 anëtarë, ku salla më e madhe në Shqipëri është pallati i sportit Asllan Rusi.

I thosha ku janë këta dhe justifikohej se disa vinë disa jo ja ashtu kështu. Me një fjalë Këshilli Kombëtar 430 vetë. Me një fjalë partia do ristrukturohet. Kryesia e partisë në disa degë nga 70 vetë ku asnjë vendim nuk arrin të marësh dot. Aktiv aktiv po, por në statutin e ri, krahas rikthimit të votës, rikthimit të primareve për depuetetët, ajo që ju takon do jetë e juaja. Krahas ‘nenit Basha’ që kryetari që humb zgjedhjet ikën të nesërmen. Pra partia do ristrukturohet. Nuk mund të mbajmë kuvende komëtraë që nuk mblidhen dot, se skanë ku të ulen. Dhe kurrën e kurrës nuk mund të mbajmë aëtarë të kryesisë me të emëruar.

Do jetë një kryesi nga 19 deri në 23 anëtarë, një kryesi që funksionon, që merr vendime dhe mblidhet. Duhet një ristrukturim. Kuvendi mblidhet më 11 dhjetor dhe do vazhdojë deri sa të arrijmë disa nga pikat e mbledhjes së tij.