Altin Goxhaj kërkesë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

501
Dërgon: Avokati Altin Goxhaj, kandidat zyrtar për Avokatin e Popullit i shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Rregulloren e Kuvendit nëpëmjet “Platformës së Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosjane”.
Lënda:
1. Kërkesë për angazhimin ligjor dhe politik të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për pezullimin e proçesit të përzgjedhjes dhe zgjedhjes së Avokatit Popullit si një proçes i paligjshëm!
2. Kërkesë për mbështetjen zyrtare nga Partia Demokratike të Kandidaturës time për pozicionin e Avokatit të Popullit si veprimi i vetëm ligjor dhe mbështetës ligjor për bllokimin edhe gjyqësor të proçesit të kapjes së institucionit të Avokatit të Popullit nga Mazhoranca:
Tiranë, dt. 1.02.2017
I nderuar Zoti Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Kjo kërkesë bazohet në provat bashkëngjitur (të siguruara nga unë ekskluzivisht në formën e kërkuar nga ligji vetëm në dt 30 Janar 2017) dhe përshkrimi përkatës ku vërtetohet gjithë proçedura e shkeljes së ligjit nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetari i tij fatmir Xhafa që nën influencën e rrjetit të shoqatave të Soros kanë aplikuar një shkelje të papreçedentë të ligjit për Avokatin e Popullit dhe Rregullores së Kuvendit me qëllim kapjen e institucionit të Avokatit të Popullit.
Po ashtu kjo kërkesë bazohet te Kërkesë Padia (e përforcuar që sot në gjykatë nga këto prova) e cila në fazën e parë kërkon marrjen e masës së sigurisë së padisë nëpermjet pezullimit të çdo proçedure deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Bashkangjitur me këtë kërkesën është edhe Platforma e Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosjane promovimi dhe zbatimi i të cilës është edhe motivi kryesor si i kandidimit tim por po ashtu edhe i shkeljes së papreçedentë të ligjit i kërkuar fshehtësisht dhe sponsorizuar nga vetë rrjeti sorosjan (e vërtetuar tashmë edhe me prova bashkëngjitur) dhe zbatuar nga pushteti i Oligarkisë Sorosjane, Komisioni i Ligjeve, kreu i saj z. Fatmir Xhafa.
Ndaj dhe kërkesa ime e sotme bazohet dy momente:
1. Kërkesë për angazhimin ligjor dhe politik të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për pezullimin e proçesit të përzgjedhjes dhe zgjedhjes së Avokatit Popullit si një proçes i paligjshëm! 
– Bazuar në nxjerrjen e akteve të pavlefshme juridikisht nga autoritete (Komisioni i Ligjeve) pa mandat ligjor (mbledhur pasi ka përfunduar mandati i tyre në Sesionin VII të Legjislaturës VIII) që nuk I kanë në asnjë kompetencë ligjore (janë ekskluzivitet I Kuvendit të Republikës së Shqipërisë), akte të cilat janë shkaku bazë dhe ekskluziv për të futur në kundërshtim me ligjin në konkurim 13 kandidatë në kundërshtim me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Rregulloren e Kuvendit me qëllim kapjen nga Pushteti të një Institucioni Kushtetues me rol thelbësor në mbrojtjen e Kushtetutës në Gjykatën Kushtetuese, mbrojtjen e interesit dhe të drejtave të shtetasve nga një pushtet I diktaturës së Oligarkisë Sorosjane.
– Bazuar në rolin që kanë pasur instrumentat e Oligarkisë Sorosjane (ashtu si dhe në Reformën në Drejtësi) për të ndikuar pranë Komisionit të Ligjeve për të influencuar në shkeljen e ligjit dhe garantuar mpirjen e reagimit të opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare nga kjo shkelje flagrante dhe e rëndë dhe e papreçedentë e ligjit.
2. Kërkesë për mbështetjen zyrtare nga Grupi Parlamentar I Partisë Demokratike të Kandidaturës time për pozicionin e Avokatit të Popullit si veprimi I vetëm ligjorn dhe mbështetës ligjor për bllokimin edhe gjyqësor të proçesit të kapjes së institucionit të Avokatit të Popullit nga Mazhoranca:
– Sepse mbështetja e PDsë për kandidaturën time sipas Ligjit për Avokatin e Popullit është e vetmja mundësi ligjore që ka PD për të bllokuar edhe ligjërisht proçesin e kapjes së institucioneve kushtetutese dhe ndikimit në Reformën në Drejtësi nga Pushteti I Oligarkisë Sorosjane, pasi kërkesa për respektim të Marëveshjes së 2011 kërkon që kandidati I Opozitës të plotësojë kriteret ligjore dhe nga ana tjetër një kërkesë për bojkot e Opozitës pa u mbështetur ligjin do të delegjitimohej.
– Unë jam e vetmja kandidaturë konform kërkesave të ligjit dhe që ka plotësuar kushtet kushtetuese dhe ligjore që i garanton Opozitës një qëndrim politik bojkotues mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit të mbështetur në ligj dhe Kushtetutë në proçedurën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe duke e vendosur Mazhorancën në pozitat e shkeljes së rëndë të ligjit dhe Kushtetutës me qëllim kapjen nga ajo të institucionit të Avokatit të Popullit.
– Unë jam e vetmja kandidaturë për pozicionin e Avokatit të Popullit që plotëson përvec kritereve ligjore edhe kriterin e pavarësisë së plotë dhe mosndikimit nga kapja e pushtetit të Oligarkisë Sorosjane e garantuar kjo nga:
– bazuar te pavarësia e plotë nga çdo parti apo pushtet, 
– me kompetencë dhe integritet të lartë professional dhe qytetar,
– me formimin dhe eksperiencën e duhur akademike dhe professionale,
– me një profil të lartë aktivizmi qytetar që prej 8 Dhjetorit 1990 e deri më sot,
– e garantuar në moskapjen politikisht nga çdo lloj përpjekje të Oligarkisë Sorosjane në pushtet bazuar te një qëndrim për të paktën të mbi një dekade të përballjes më të ashpër të mundshme me këtë Oligarki Sorosjane aktualisht në pushtet pavarësisht kostos unike dhe të papreçedentë me 4 arrestime të paligjshme, 18 gjyqe dhe kallzime penale të ushtruara nga kjo Oligarki, rrënim të paligjshëm të burimeve të jetesës dhe kërcënimeve dhe shantazhimeve deri me jetë.
Unë personalisht nuk e pranoj të përfshihem në një proçedurë në shkelje të rëndë të ligjit dhe të cilën e kam paraqitur në Gjykatë, por nga ana tjetër kam të domosdoshme sigurimin e mbledhjes së 28 firmave pasi në bazë të Ligjit për Avokatin e Popullit çdo kandidatë thirret në nëj seancë dëgjmore të veçantë dhe më pas nëse kualifikohet që të ruajë pozicionin e kandidatit zyrtar iduhet të sigurojë 28 firma mbështetëse. Sipas ligjit të Avokatit të Popullit, në rast se nuk i siguron skualifikohet në fazën finale dhe kjo do të dëmtonte kërkesë padinë dhe gjithë proçedurën ligjore të kundërshtimit të veprimeve të paligjshme.
Për këtë ëshët e domosdoshme të kem mbëhtetjen e Partisë Demokratike dhe një letër të ngjashme po I drejtoj edhe kryetarëve të partive të tjera parlamentare të Opozitës.
Nga ana tjetër kam qenë I qartë që kur kandidova që kandidimi im mund të kishte sukses në fazën finale vetëm në rast të respektimit të marëveshjes së PD me PS që në vitin 2011 që Avokatin e Popullit do ta propozonte ekskluzivisht vetëm Opozita, dhe kjo e gjitha vetëm në rast të zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës dhe unë ofroj të vetmen mundësi ligjore që kjo kërkesë legjitime e Opozitës të jetë conform ligjit pasi siç rezulton PD si formacion politik deri në dt 22 Tetor 2016 nuk ka paraqitur asnjë kandidaturë ç’ka do ta bënte kërkesën për bojkot të paligjshme në rast se nuk do të mbështeste kërkesën time pasi marëveshjet politike nuk mund të jenë në shkelje të ligjit.
Arsyeja që nuk kam bashkangjitur një Curriculum Vitale (të cilën e kam dorëzuar edhe në kuvend konform ligjit) lidhet me perceptimin tim se ju nuk keni nevojë ta ristudioni atë pasi jeni një ndër njerëzit që keni pasur mundësi të njiheni me aktivitetin dhe angazhimin tim prej të paktën 12 vjetësh dhe 6 vjet më parë patën mirësinë të më propozonit të angazhihesha pranë stafit Tuaj si Avokat i Qytetit (Ombudsmani i Qytetit).
Ndaj dhe i nderuar Zoti Basha, doja që ta mbyllja këtë kërkesë drejtuar Jush me dy deklarata (të pasqyruara edhe në media) të Profesorit të nderuar Artan Fuga krejtësisht kontekstuale në lidhje me përmbajtjen e kërkesës sime si më poshtë:
NGA PROF. ARTAN FUGA
Janar 25 2017
“AVOKAT POPULLI : KUSH MË MIRË SE ALTIN GOXHAJ! 
Meqë do të zgjidhet avokati i popullit, unë personalisht kam qenë tërësisht i bindur se rimandatimi i zotit Igli Totozani do të ishte diçka shumë pozitive.
Por, kjo nuk u realizua. Ai është jashtë gare.
Për këtë post, unë do të votoja me dy duart për av. Altin Goxhaj!
Ai ka dhënë prova se mbron qytetarët nga abuzimet. Me çfarë i vjen ndoresh, por në rradhë të parë me profesionalizimin e lartë si avokat, por edhe me socialbilitetin e tij që në Shqipëri nuk e ka në atë masë askush tjetër.
Aaaaskuuuuuush!
I duket ndonjë zonjusheje zotëri si shumë kritik!!!
I duket i ashpër?
Pse si e doni? Si çun mami që trashëgon postin dhe pasurinë që i lë babi?
Pse çfarë e doni ju avokatin e popullit, të mbrojë të nëpërkëmburit, apo :
– t’u lidhë lidhësat e këpucëve pushtetarëve?
– t’u fshijë këpucët?
– t’u shkurtojë funde pantallonash?
– t’u ngushtojë funde?
– t’u riparojë taka çizmesh?
– t’u vejë buzëkuq në buzë ?
– t’iu qethë basetat? 
– T’u ngjyejë flokët e dala boje?
Këto zanate avokat Goxhaj nuk i bën dot.
Jepini popullit avokatin e vet!
Por, te ne edhe avokatin e popullit e zgjedhin apo e emërojnë po ata që avokati i popullit duhet t’i përballë fort që të mbrojë popullin prej tyre.
Pse kush e nëpërkëmb popullin do thoni juve?
Ata që e quajnë veten shërbëtorë të tij, pse kush tjetër?”
NGA PROF. ARTAN FUGA
26 Janar 2017
“A MERR DOT MBËSHTETJE NGA 28 DEPUTETË AV. ALTIN GOXHAJ PËR TË VAZHDUAR KANDIDIMIN PËR AVOKAT I POPULLIT?
Mundet po, mundet jo, unë kam shumë shpresë se po, i merr.
Por, poqese nuk i merr po ju deklaroj o miq të kësaj faqeje se gjërat janë kalbur të gjitha dhe as mos kini më shpresë se ky vend do të ndryshojë ndonjëherë.
Sepse do të thotë pastaj se as pushteti, por as opozita, nuk dëshirojnë zëra të fortë, që pavarësisht bindjeve të tyre, apo përqasjeve globale ideologjike që ata kanë, dhe me të cilat mund të jesh ose jo dakord, të mbrojnë qytetarin kundër arbitraritetit.
Kujdes! Mbajeni syrin te ky test sepse ka rëndësi për ju.
Sepse nuk është çështja as e Altin Goxhajt as për Altin Goxhajn në vetvete. Personalisht, atij, u zgjodh apo nuk u zgjodh, as i bëhet vonë fare, sepse nuk e do atë post për një copë rrogë të mjerë.
Por, si test, është termometri për muajt e ardhshëm.
Matni temperaturën e trupit të shoqërisë. Altin Goxhaj po ua jep këtë shans, po ua bën këtë shërbim!”
Sigal