Flini mjaftueshëm për seks më të mirë

512
Pavarësisht se e dimë se cilat janë benefitet e gjumit të mirë dhe të bollshëm për ne, ende vazhdojmë ta gjejmë veten duke qëndruar zgjuar deri në tre të mëngjesit për ndonjë punë krejt të parëndësishme.
Mirëpo, nëse nuk e keni ditur, gjumi i mirë do të thotë seks më i mirë.
Gratë më të vjetra se 70-të vjet të cilat flinin më pak se pesë orë gjatë natës, ishin për 30% më pak të pritura që të bënin seks, se sa gratë e të njëjtës moshë të cilat flinin 7-të deri në 8-të orë gjatë natës.
Lidhja në mes gjumit dhe kënaqësisë seksuale, është gjetur në grupmosha të ndryshme, mirëpo gjumi i paktë e afekton më shumë jetën seksuale të grave më të moshuara se sa atyre më të reja.
Kjo do të thotë se gratë më të reja në moshë, mund t’ia dalin mirë në jetën seksuale edhe nëse nuk flenë mjaftueshëm gjatë natës.
Sigal