Porositë e Drejtoreshës së BB-së për shqiptarët e politikën

497
Sigal

Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed ka përfunduar misionin e saj 3 vjecar në vendin tonë. Pak orë përpara largimit nga Shqipëria, ajo ka dhënë intervistën e fundit për gazetaren Aurora Sulçe, për rubrikën e sotme “Para dhe pasuri” në Ora News
Për herë të parë, Sayed tregon për median përshtypjet për Shqipërinë, momentet e bukura dhe të vështira, raportet me qeverinë, opozitën dhe institucionet, negociatat për zbatimin e reformave të rëndësishme, si ajo për energjinë dhe pensionet, misionin e Bankës Botërore në vendin tonë, duke lënë edhe “porosi” për shqiptarët dhe klasën politike.
A.Sulçe: Zonja Sayed, unë ju falenderoj që zgjodhët emisionin tonë për intervistën tuaj të fundit përpara largimit nga Shqipëria.
Tahseen Sayed: Faleminderit. Jam shumë e kënaqur që po e bëj intervistën e fundit me ju, duke qenë se kam kujtime shumë të mira nga bashkëpunimet e meparshme.
A.Sulçe: Largoheni nga Shqipëria pas 3 vjetësh që keni qëndruar ketu. Cilat janë përshtypjet tuaja?
Tahseen Sayed: Në fak kjo është një pyetje që më shkon drejt në zemër, duke qenë se kur më pyesni për përshtypjet e mia për Shqipërinë, unë kur erdha, kisha zero njohuri, përveç asaj që kisha lexuar në histori. E para gjë që doja të ndaja me ju, përsa i përket përshtypjeve të mia për vendin në 3 vjet që kam qendruar këtu, është se po largohem nga Shqipëria, por Shqipëria do të mbetet me mua.
Është një shprehje e fashme që mund ta them edhe këtu: Mund të më largosh mua nga Shqipëria, por jo Shqipërinë nga unë. Nuk e them këtë për klishe, por se më vjen nga zemra dhe ka disa arsye për këtë. E para gjë që dua të them është për shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë, që nuk e dinë se akoma cfarë vendi kanë apo të vlerësojnë atë që kanë. Gjithashtu, njerëzit janë jashtë mase të bukur brenda dhe jashtë, janë të ngrohtë, miqësorë dhe mjaft mikëpritës ndaj të huajve. Kjo është në të gjithë vendin, qoftë në veri, jug apo në Shqipërinë Qendrore apo cfarë kap harta, pavarësisht nëse është pronar kafeje në Girokaster apo dikush në rrugë në Tiranë, të gjithë janë kështu.
Përshtypja e dytë është bukuria e vendit tuaj. Doja ta theksoja se ajo nuk qëndron vetëm te plazhet, te pjesa e jugut, përkundrazi. Qëndron te malet fanstastike të Thethit, te Valbona, tek të gjitha këto zona, që njerëzit duhet t’i vlerësojnë më shumë dhe gjithmonë do ta them një gjë të tillë.
E treta është ushqimi i mrekullueshëm, zgjedhjet jashtë mase të mëdha dhe të shëndetshme të ushqimit këtu.
E katërta, është kultura. Trashëgimnia e madhe kulturore që keni, qoftë me kështjellën në Gjirokastër, me xhamitë otomane kudo, apo kishat në Voskopojë, të gjitha këto. Unë kam ndjesinë pas 3 viteve, që ky do të jetë një vend që do të ecë përpara. Dhe mbresa e fundit që doja të ndaja dhe kjo jo sepse jam një grua dhe flet gruaja brenda meje, por unë nuk e dija që ndër gratë më të bukura në botë, gjendeshin në Shqipëri dhe e them sinqerisht një gjë të tillë.
A.Sulçe: A mendoni se e keni përmbushur misionin tuaj në Shqipëri?
Tahseen Sayed: Në jetë, nëqoftëse ti i përmbush misionet e tua, ose njërin prej tyre, ti ndjen kënaqësi. Dhe në qoftëse ti je plotësisht e kënaqur me ato që arrin, atëherë ti nuk përpiqesh më që të ecësh përpara. Prandaj, më lejo që t’i përgjigjem kësaj pyetje në një mënyrë më filozofike.
Kur kam ardhur këtu, misioni im ka qenë i përbërë nga 3 pjesë: Së pari, do duhej të sillnim në tryezë aktorët kryesore për të mbështetur reformat e drejtuara nga qeveria; Së dyti, të pergatisnim strategjinë e re për vendin dhe financimet, në mënyrë që t’i mbështesnim këto reforma dhe së treti, që është shumë e rëndësishme, të shpresonim që ndikimi i tyre të jepte rezultate dhe te ndihej nga njerëzit.
Sa i takon pjesës së parë, unë mendoj se Banka Botërore ka punuar tashmë, me kohë dhe në kohën e duhur që të mbështeste reformat që nisi qeveria, duke kryer punë në ekip dhe duke sjellë jo vetëm njohuri teknike, por gjithashtu edhe ekspertizën globale, për reformat që u ndërmorën në sistemin e energjisë, të pensioneve, te konsolidimit fiskal, të sektorit financiar, sa për të përmendur disa prej tyre. Ndërkohë që edhe si ekip kemi luajtur një rol për të sjellë të tjerë partnerë, që mund të mbështesnin këto reforma, sic janë Komisioni Europian, FMN apo partnerë të tjerë dypalësh.
Për pjesën e parë jam e kënaqur. Ndërsa përsa i përket pjesës së dytë, për pergatitjen e strategjisë jam edhe më shumë. Pasi ne patëm mundësi që të kishim një strategji 5 vjecare për vendin, që aktualisht ndodhet në mesin e zbatimit te saj. Ne kemi angazhuar një shumë jashtëzakonisht të madhe, ndoshta më të madhen dhënë për Shqipërinë, 1.2 miliardë dollarë dhe teksa largohem, 70% e kësaj shume është e angazhuar. Ndërsa përsa i përket pjesës së tretë, besoj se njerëzit kanë filluar ta ndjejnë këtë lloj ndryshimi në jetën e tyre të përditshme, megjithëse rezultatet kerkojne më shumë kohe që të shfaqen dhe njerezit ta ndjejnë këtë gjë edhe më shumë në jetën e tyre.
A.Sulçe: Cili ka qenë momenti më i bukur dhe më i vështirë gjatë 3 vjet qëndrimi në Shqipëri?
Tahseen Sayed: Është e vështirë që t’i përgjigjesh pjesës së pare të pyetjes, pasi do të numëroja shumë momente të bukura që unë kam kaluar. Unë e bëj cdo gjë me zemër, qoftë edhe njohuritë teknike që ndaj, e bëj me zemër, kështu që do të flas për ato momente që mua më kanë prekur më shumë. Psh do të përmendja takimin me një të panjohur në një kafene në Gjirokastër dhe përpjekja ime për t’i folur me një shqipe calë-calë dhe ai nuk më la të paguaja. Apo takimi me një pronare të një bujtine në Theth, e cila ndryshoi menunë për mua se mendoi se une pelqeja me shume dicka tjeter, apo edhe një fermer që e takuam gjatë permbytjeve ne fshatrat e Fierit në 2014, kur ndodhën përmbytjet. Ai kishte pesuar humbje ne të ardhura dhe ende kishte buzëqeshje në fytyrë, apo diskutimi që bëmë në një shkollë ne periferi te Tiranes në ditën e luftes kunder varfërisë dhe folëm për aspiratat e nxënësve atje. Këto janë momentet më të bukura, momentet e ndërveprimit me njerëzit.
Ndër momentet e vështira, që gjithashtu kane qenë shumë, do të kujtoja vitin e parë, kur ka pasur disa vendime shumë të vështira qoftë edhe bashkëpunimi teknik me autoritetet për reformat e asaj kohe, sidmodos në fushën e energjisë dhe në reformën e pensioneve. Kanë qenë kohë të vështira, pasi ishin reforma që nuk ndermerreshin prej shumë kohësh dhe ishte hera e parë që bëhej, vecanërisht për reformën në energji, ku njerëzit ishin të shqetësuar dhe prekeshin. Kanë qenë kohë, kur edhe zgjedhjet që bëheshin, ishin të vështira.
A.Sulçe: Si ka qenë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare?
Tahseen Sayed: Duke qenë se jam përfaqësuese e Bankës Botërore dhe Banka Botërore shihet nga të gjithë si një institucion i besueshëm, si një partner afatgjatë nga cdo lloj qeverie, opozite apo të gjithë aktorët e tjerë, ndihem me fat që kam punuar në këtë drejtim dhe kam bashkëpunuar me të gjitha shtresat e njerëzve. Kemi pasur një angazhim kryesor me autoritetet, por kam bërë përpjekje personale për t’u shtrirë edhe te opozita, te udhëheqësit e ndryshëm politikë, te shoqëria civile dhe më gjerë edhe nëper Shqiperi, për te kuptuar se cfarë thonë njerëzit. Do doja të vlerësoja si bashkëpunimin me koalicionin, me PS dhe LSI, me opozitën gjithashtu. Përsa i përket angazhimit me autoritetet, kemi qenë të hapur në raport me ta, sic kemi pasur edhe dallime të thella, apo sic kemi rënë dakord të mos biem dakord në momente të caktuara, por ka pasur mirekuptim per te ecur perpara.
Unë dhe ekipi im kemi pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme me qeverinë. Kemi dhënë mbështetjen tonë, kur ka qenë e nevojshme. Gjithashtu, edhe për zbatimin e projekteve nga institucionet ka pasur vullnet për t’i mbështetur, por ka pasur edhe sifida, pasi ka mungesë kapacitetesh dhe duhet bërë më shumë në këtë fushë që të zhvillohen. Por pavarësisht këtyre, marrëdhëniet kanë mbetur të paprekura.
A.Sulçe: Si do ta vlerësonit gjendjen e ekonomisë shqiptare?
Tahseen Sayed: Pak muaj më parë, ne patëm një raport për gjendjen e ekonomisë në rajon dhe parashikimet janë për rritje ekonomike 3.5% këtë vit për Shqipërinë. Konsolidimi fiskal po ecën përpara, deficiti fiskal ka rënie me 2% dhe gjithashtu edhe borxhi po bie pak nga pak. Ka zhvillime pozitive, por duhet ta them me kujdes këtë. Ka permiresime te lehta në tregun e punës, edhe pse papunësia është në shifra në 14.7%, kjo është e pamjaftueshme, pasi duhet të ketë një krjim të mëtejshëm të vendeve të punës që kjo të ndihet te njerëzit. Nga ana tjetër, kemi ritëm të qëndrueshëm të të ardhurave, edhe pse duhet të ketë një bazë më të gjerë të mbledhjes së tyre dhe një përmirësim në fushen tatimore. Gjithashtu, kemi një riekuilibrim të ekonomisë, që po orientohet nga investimet dhe eksportet dhe kjo është një nga sfidat kryesore që do të ketë vendi.
A.Sulçe: Nëse do të linit disa sugjerime në ikje, qoftë edhe për klasen politike, cilat do të ishin ato?
Tahseen Sayed: Më shumë se sa sugjerime, doja të ndaja mendimet e mia. Por përpara se ta bëja këtë, doja të jepja një mesazh për shqiptarët dhe vecanërisht për të rinjtë: Jepini një shans Shqipërisë sepse ky është një vend special. Në botën e sotme që është tejet e polarizuar, nuk më vjen ndër mend një tjeter vend që ka një harmoni të tillë fetare dhe ky është një thesar. Shqipëria është një vend që do të shkojë diku perpara, por ju mos shkoni diku tjetër.
Përsa i përket klasës politike, unë doja të ndaja mendimet e mia në ikje. Ashtu sic ka harmoni mes njerëzve, duhet harmoni edhe mes klasës politike me objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo harmoni, duhet të zhvillohet më tepër brenda tyre dhe midis tyre. Edhe pse ka mjaft dallime politike dhe kjo është të natyrshme në nje shoqëri demokratike, ka edhe gjëra të tjera që janë baza, për të cilat për të cilat duhet rënë dakord, si rritja ekonomike apo krijimi i vendeve të punës dhe duhet rënë dakord që kjo të bëhet duke luftuar korrupsionin, duke ndërtuar shtetin e së drejtës, duke krijuar një mjedis që tërheq më shumë investime të huaja dhe të lejojë zhvillimin e sektorit privat që të krijojë më tepër punë dhe të ndihet efekti i tyre. Nga ana tjetër, duhen ofruar shërbime publike të tilla, që njerëzit ta ndjejnë se qeveria po punon për ta. Pavarësisht dallimeve, ka gjëra për të cilat duhet rënë vertet dakord.
Faleminderit shume per kete interviste. Ju uroj fat juve, Shqipërisë, popullit dhe medias, pasi një media e mirë dhe energjike është ajo që e bën një vend më të mirë.