Unaza/ Banorët e Laprakës në protestë: Po dalim në rrugë, do rezistojmë deri në pikën e fundit!

203
Sigal

Banorët e Laprakës kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre, nga projekti i Unazës së Madhe.

Banorët theksojnë se po dalin në rrugë, duke shtuar se do të rezistojnë deri në fund. Ata shtojnë se duan të dinë se çfarë do ndodhë me banesat e tyre, sepse nuk ka transparencë për projektin.

Banorja: Ne jemi të indinjuar. Projekti nuk është transparent. Po dalim mes katër rrugëve. Për nesërmen jemi të pasigurt.

Banori: Sipas projektit të Unazës së Re, ne na prishen shtëpitë, janë 700 shtëpi që pritet të prishen. Projekti nuk është prezantuar tek neve si banorë. Ne do këmbëngulim, një pjesë janë legalizuar dhe një pjesë nuk janë legalizuar. Ka legalizim selektiv.

Qeveria duhet të na dëmshpërblejë, ndryshe ne nuk jemi në rregull. Shtëpi sociale ne nuk pranojmë, sepse kemi 30 vjet që derdhim djersë për atë banesë. Qeveria të mos ndajë njerëzit. Do rezistojmë deri në pikën e fundit.