Berisha: Rilindja asgjësoi edhe Kodin Zgjedhor për karrigen

59
Sigal

Të martën Sali Berisha zhvilloi mbledhjen e radhës me kryesinë në selinë blu ku njoftoi se pas mbrojtjes së votës dhe denoncimit të farsës zgjedhore të 14 majit, demokratët do të hapin procesin e analizës së thellë. Sipas Berishës, raporti i mbrojtjes së votës është dërguar edhe në institucionet ndërkombëtare, do tu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, të gjithave mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare pasi është raporti i dramës së një kombi  që i kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati e konsideroi kryesocialistin Rama si një armik i egër i opozitës dhe lirisë në vend.
“Në mbi 600 faqe grupi i punës kanë dokumentuar me fakte me dokumenta të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Kjo ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohet çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhjet e lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor. Ky raport i cili tashmë është dërguar edhe në institucionet ndërkombëtare, do tu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, të gjithave mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare pasi është raporti i dramës së një kombi  që i kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është një raport që ka akuzuar një shtet nga baza deri në kreun e tij Edi Ramën që asgjëson kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama pasi shpalli Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe dokumenta të tjera ndërkombëtare, pasi i ra kryq dhe tha është një kinezëri, pasi u angazhua maksimalisht në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në garën më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri sot, Edi Rama një armik i egër i opozitës dhe lirisë, urdhëroi bandat e tij në gjykata e KQZ të mos regjistrojë partinë kryesore opozitare të vendit, të mos regjistrojë  kryetarin e zgjedhur me vullnet të lirë koalicionit opozitar, të japë zero financime forcës kryesore politike opozitare dhe ti japë 1 milionë e 200 mijë euro veglës së tij Brava-Alibasha.” – tha Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.