Kryebashkiaku i Korçës, Filo ka firmosur dokumentin për depozitimin e mbetjeve të TEC-it të Korçës

452
Sigal

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, i cili është edhe kandidati i PS-së për bashkinë e Korçës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, para disa ditësh deklaroi se bashkia nuk do të lejojë ndërtimin e TEC-it në Korçë. Kjo deklaratë e vonuar e Filos, u bë ngaqë u detyrua të tërhiqej, duke parë reagimin e fuqishëm të qytetarëve të Korçës, të cilët e kundërshtuan. Madje, Filo u përpoq që të dukej sikur ai është nismëtari i kësaj iniciative. Mirëpo, qëndrimi i kryebashkiakut Filo, është vetëm demagogji. E vërteta është se ndërtimi i TEC-it është firmosur nga kryeministri dhe nga ministrat e tij, por edhe kryebashkiaku Filo ka firmosur, në 11 shtator dokumentin ku pranon depozitimin e mbetjeve të TEC-it të Korçës. Pra, Filo nuk deklaroi se projekti do të anulohet, nuk i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit që të anulojë VKM-në, por tha disa fjalë në deklaratë, për të bërë thjesht propagandë. Filo e di mirë, që pas zgjedhjeve, kur ai do t’u marrë votat qytetarëve të Korçës, ndërtimi i TEC-it do të vazhdojë sipas projektit të firmosur nga kryeministri, ministrat e qeverisë dhe ai vetë, si kryebashkiak i Korçës.