Qytetari: “Ti ke vilë në Surrel…”. Nervozohet Rama: Mos më trego mua varfanjakët!!!

517
Sigal

Deklarata e fundit e Edi Ramës se “një ditë të gjithë do ta kujtojnë dhe do ta kërkojnë” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë doli në ERTV për të komentuar atë që ndodhi të hënën pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë kur përmbarimi shkoi të prishte një banesë. Por njëri nga komentuesit i kujtoi vilën e Surrelit dhe kaq ka mjaftuar që Rama të mos përmbahet. Më poshtë një pjesë e replikave. Debati online:

Miha Miha: Për vete ti je në rregull, vilën e ke në Surrel , çfarë po ta “ni” për ato varfanjakët! Edi Rama: Unë në Surrel kam një shtëpi si qindra-mijëra shqiptarë, madje e kam një kat, se rreth e rrotull i kam komshinjtë autoktonë a të ardhur dhe askush s’e ka shtëpinë një kat.  Sa për, sa ma “ni” mue për varfanjakët, atë s’e di ti po e di vetë unë dhe s’e bëj që të ta tregoj ty, po ti kur të kesh ndihmuar ti të paktën një varfanjak, me aq sa ke mundësi, atëherë flasim edhe për këtë!

Anna Anita: Shikoje Evropën veç në TV, se kurrë s’do hysh në të. Po të vdes populli për bukë.

Edi Rama: Ah e shkreta që e ke vëmendjen tek populli aq sa po ia qan edhe hallin, ndërkohë që mendjen, aha, e paske in tramonto a Venezia.

Gentian Mahmutaj: Lëri fukarenjtë kap ata që s’dinë ça kanë e futi brenda si Lulin ashtu dhe Monikën.

Edi Rama: Ja urdhëro! Fol sa të duash, kur njeriu nuk do të dëgjojë vazhdon flet pa lidhje.

Ela Malka: Pse duhet t’ia marrë pronën me dhunë o Rama, ku është mbështetja e shtetit aty, kur ata plehrat shqyenin derën dhe policia ndalonte familjarët të hynin në banesën e vet, Rama boll fjalë por vepra.

Edi Rama: E para ishte FJALA. FJALA ishte ZOTI. ZOTI ishte FJALA. Kështu fillon një libër i shenjtë që quhet Bibël! Tan,i nëse ty fjalët nga një vesh të hyjnë dhe nga një vesh të dalin, kjo nuk është më çështja ime dhe e vetmja gjë që unë mund të të them, është ta dëgjosh edhe njëherë atë që kam thënë! Fjalia “boll fjalë” kur tjetri njerëzisht të shpjegon me fjalë, se me gishta nuk shpjegohen gjërat, është fyese, edhe pse ti nuk deshe të më fyesh natyrisht!

Asani Haqifer: Unë s’di gjë por të jetosh 20 vite e të dalësh në rrugë plus invalid, po strehoji diku, ju bën një shtëpi jo 3 dhoma po aq sa e keni mundësinë.

Edi Rama: Natyrisht ti s’di gjë se po të dije nuk do flisje pa lidhje.

Deliu Nyshi: Shko kap ato që bëjnë Kate mbi Kate jo ato që paskan bërë shtesë….Keni fytyrë edhe flisni.

Edi Rama: Më fal po s’paske marrë vesh asgjë, sepse s’ka asnjë lidhje shtesa me çështjen në fjalë, po kështu është kur e ke mendjen të fyesh tjetrin e jo të kuptosh atë që të thotë!