PD: Të përsëriten zgjedhjet në Kurbin, KQZ i pranon kërkesën

495
TIRANE – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë këtë të mërkurë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Kurbin si dhe kërkesën për urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve në këtë zonjë zgjedhore. Vendimi u mor nga KQZ pasi kërkesa u konsiderua e vlefshme nga ky institucion.
Brenda dy ditëve pritet që LSI t’i drejtohet me kërkesë ankimore këtij institucioni për procesin zgjedhor në Vorë.
Në bazë të Kodit Zgjedhor partitë politike kanë 5 ditë afat për të ankimuar tabelën e rezultateve zgjedhore të KZAZ përkatës, ndërsa mësohet se tabela e rezultateve për Vorën është mbyllur me datën 26, ndërsa ka afat deri me datën 1 për t’iu drejtuar KQZ.
Megjithatë ende përfaqësuesi ligjor i LSI nuk konfirmon procedurën që do të ndjekë për këtë proces.
Ndërkaq KQZ rrëzoi disa kërkesa ankimore të partive të vogla, kërkesat e të cilave nuk reflektonin parregullsi në procesin zgjedhor, po ashtu u kthyen për plotësim kërkesat ankimore të PDK dhe FRD në disa zona zgjedhore. 
Gjithsej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar 52 kërkesa ankimore. 
Sigal