Përfaqësuesi ligjor i LSI-së në KAS, dy kërkesa për Qarkun e Beratit: Ka shkelje të rënda, vlerësoni provat me objektivitet. Zgjedhjet të ribëhen nga e para

327
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, paraqiti  dy kërksat për zgjedhjet në qarkun e Beratit, bashkangjitur me provat në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Në Berat ka pasur shkelje të rënda gjatë votimeve në këtë qark dhe zgjedhjet duhet të ribëhen nga e para. KAS duhet të vlerësojë provat e LSI-së me objektivitet dhe duhet t’i pranojë ato. LSI ka kërkuar në KAS që, procesi zgjedhor në Berat, të shpallet i pavlefshëm dhe zgjedhjet të ribëhen nga e para, si dhe të rinumërohen e rivlerësohen nga e para votat. ‘’Sugjerojmë, edhe me konsensusin, që të nisim relatimin për kërkesën nr.35 për pavlefshmërinë, më pas të marrim edhe për atë të PD-së, që ka të bëjë për pavlefshmëri.

Kërkesa e LSI-së

Kemi paraqitur dy kërkesa. Ne kemi depozituar, një, pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në shumë qendra votimi  dhe, përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, dhe tjetra, ndryshimin e vendimit të KQZ-së, rinumërim dhe rivlerësim në gjitha ZAZ-të e qarkut Berat.

“Në regjistrimin e votuesve u vunë re shtesat e votuesve me dorë. U verifikuan kuponat, rezultuan se numri i tyre ishte më pak se numri i votuesve dhe zgjedhësve. QV 34/45 që ndodhet në zonën Bogdan”

Pavlefshmëritë e procesit zgjedhor në shumë qendra votimi 

Sa i përket kërkesës së parë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, dhe miratimin nga KQZ, me shkresë zyrtare LSI, i është drejtuar KQZ-së për të marrë gjithë materialin zgjedhor, pamjet filmike në çdo VNV, dhe çdo ZAZ që ka të bëjë me librat e protokollit që janë mbajtur nga anëtarët për problematikat në ZAZ e qarkut Berat. Nga kqyrja ka rezultuar: Janë konstatuar tentativë për votim të shumëfishtë, dalë nga printimet. Mungesë e operatit në një QV. U krye manualisht. Nuk disponojmë vendim apo procesverbal. Asnjë vendimmarrje për procedure, në kundërshtim me aktet. Duke qenë se është shkelje e theksuar nga ana e subjektit tone, që ka pasur process të parregullt në këtë QV. Më pas QV 34/31 në Ullinjas. U konstatua mospërputhje e votive, me votuesit. U konstatua se kishte mospërputhje nga raporti me procesverbalin. Rezulton se ishte një rast i veçantë e vendim gjykate, por sipas parashikimeve ligjore s’ka marrë kopje të njehsuar me origjinalin. Ishte një rast votimi i shënur dhe shtuar në regjistrin e posaçëm, pa arsye, s’kishte informim për këtë fakt. Në regjistrimin e votuesve u vunë re shtesat e votuesve me dorë. U verifikuan kuponat, rezultuan se numri i tyre ishte më pak se numri i votuesve dhe zgjedhësve. QV 34/45 që ndodhet në zonën Bogdan. U konstatua se mungonte raporti i printimin PIE. Nuk kishte shënime dhe konstatime të protokollit. Në këtë qendër votimi ka mungesa të theksuara, lidhen me regjistrin e zgjedhësve. Mungojnë kuponat e votuesve. Nuk kemi ide të saktë si është bërë llogaritja. Vijojmë me QV 33/13 në Drobonik. Është konstatuar mospërputhje. Është mbyllur kutia pa procesverbal. U la në fund, u kërkua support nga KQZ. Më pas anëtarët e ZAZ diskutuan për vendimmarrjen për këtë kuti. Tre anëtarë kërkuan pavlefshmëri, 4 të tjerë rinumërim. Pasi ishte numëruar njëherë pa një akt. Pasi ka përfunduar rinumërim. Pas rihapjes së kutisë rezultoi se numri i votuesve nuk përputhej me votat.

“Kërkesa e LSI-së: Pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në shumë qendra votimi  dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, dhe ndryshimin e vendimit të KQZ-së, rinumërim dhe rivlerësim në gjitha ZAZ-të e qarkut Berat”

Nuk u gjet asnjë zgjedhës në regjistrin e posaçëm. Kërkuam kamera 360 gradë, që duheshin dhe audio, u kërkua të ndryshoheshin shifrat, madje u kërkua me insistim duke pezullaur procesin. Mjafton të shihni pamjet e QV 38/18, ndodh një fakt shumë i rëndë, protestojnë haptazi që kërkojnë me ngulm që anëtarët të firmosin një tabelë ndryshe nga ajo që ka qenë fakti në këtë QV. Pas disa orësh debatesh, u vërtetua nga qendrat 360 gradë, u ra dakord se si u gjet në kuti. U bë nëpërmjet manipulimit të shifrave në qendrën e KQZ, që të dilte printimi. Ngjarja është dokumentuar nga sistemi. Në këtë rast e konsiderojmë shumë të rëndë këtë ngjarje, duke dhënë support KQZ për të ndryshuar të dhënat faktike në kuti, duke patur mundësi operatori për të treguar e çuar online të dhënat aty. Është dhënë KQZ support, bëni raport mes jush, vendosni mes jush, pavarësisht se ka të dhëna ndryshe, QV 35/56, shkelje të rënda të ligjit. Këtu përpara kam KZAZ 66, të gjitha votat e kandidatëve të subjekteve politike, janë me zero. Nuk është numëruar vota e kandidatit. Kemi 0 rezultate për kandidatët në qarkun e Beratit. Ky fakt është shumë i rëndë, kemi prova të mjaftueshme që, votat për subjektin apo kandidatin tone, nuk janë klasifikuar si të tilla, sepse nuk është hapur zarfi 06. Një tjetër vendimmarje në ZAZ, në faqen dy, konstatohet qartë votimi ndryshe dhe kundra, nuk po përmend emra. Anëtari i pare, relaton se ka fletë votimi më shumë se zgjedhës, i dyti, del kundër këtij vendimi, thotë se ka më shumë fletë votimit se sa zgjedhës, edhe i treti. Shkelje të rënda që duhet të çojnë në vlerësimin e provave me objektivitet. Duke pranuar kërkesën tonë për pavlefshmëri të shumë QV-ve, dhe duke kërkuar nga e para ribërjen e zgjedhjeve. Janë hedhur në kuti, nuk e di si mundet fletët e votimit të ndodhen në materialet zgjedhore. Votat janë në fletët e votimit, votuesi s’ka lidhe me materialet zgjedhore. Në QV 33/25 GNV kërkon të asistohet nga anëtarët. U vendos ndërprerja e numërimit, dhe u hap kutia e materialeve zgjedhore. Nuk ka informacion çfarë ndodhi më tej. QV 34/40 u  vu re mospërputhje. ZAZ 45, ka mungesë raporti. QV 32/75 ka pasqyruar problematika, ka mospëputhje të procesverbaleve. Ka 570 fletë të papërdorura. Rezulton mospërputhje shifrash. Ka diferencë prej 18 fletësh. QV 32/37 ka mospërputhje dhe pas hapjes së fletëve të votimit mungon një fletë.’’ – tha përfaqësuesi ligjor i LSI-së.

“Në regjistrimin e votuesve u vunë re shtesat e votuesve me dorë. U verifikuan kuponat, rezultuan se numri i tyre ishte më pak se numri i votuesve dhe zgjedhësve. QV 34/45 që ndodhet në zonën Bogdan”

PD: Këto janë pesë provat për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat

Vendimi i PS-së në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda, si mënyrë për të blerë vota. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit, shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave, deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS-së për të ndikuar në rezultat. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve, është provë e përdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin. Presioni i nëpunësve civilë për të gjetur secili 30-50 vota për PS-në, në këmbim të vendit të punës. Vendimi për shtimin e numrit të punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona. Diferenca e votave për mandatin e 5-të të PS-së, është 77 vota me LSI-inë, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme, ose 6.54%.