Fondacioni i konservatorëve britanikë: Procesi i nisur nga PD jetik për demokracinë, model për rajonin

313
Sigal

Fondacioni Westminister i Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, përshëndeti nisjen nga PD të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia.
Fondacioni i Partisë Konservatore veçoi rëndësinë e krijimit të Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve brenda Partisë Demokratike. Në postimin e tyre në Instagram, Fondacioni shpreh krenarinë që ndihmoi PD në nisjen e këtij procesi model për demokracinë dhe për rajonin.

Basha2

Më poshtë qëndrimi zyrtar i Fondacionit Westminister i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe:

Partia Demokratike e Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik.
⁣⁣ Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model.