Petrit Vasili për Ulsi Manjën/ “Kush është ky? Nuk e njoh fare, nuk përfaqëson asgjë”

502
Sigal

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,  i kërkoi sot Prokurorisë të zbardhë mënyrën si u publikuan përgjimet nga gazeta Bild.

Por nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i pyetur për të dhënë një koment rreth deklaratës së zyrtarit të mazhorancës, u shpreh: Kush është ky?

I ftuar në Ora News, Vasili u shpreh ndër të tjera se, Ulsi Manja nuk përfaqëson asgjë përveç padrejtësisë.

“Kush është ky? Nuk e njoh fare, nuk përfaqëson asgjë. Përfaqëson padrejtësinë, mënyrën sesi shqyhet dhe bëhet copa-copa reforma në drejtësi. Praktikisht sot bunkerizohet e vërteta. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ndalon dot asnjë media shqiptare. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjithë prokuroritë janë për tu ndaluar pas hekurave se pse kaq vite këto dosje jo vetëm nuk zbardhen por duhen marrë masa që të bunkerizohen, e vërteta të mos dalë”, deklaroi nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Ditën e sotme, pas publikimit të përgjimeve nga “Bild”, Manja u shpreh se: “Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra. Është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqsore të vlerësojnë çështjete e daljes në publik sekretin hetimor dhe të kthehen në zbatimin e ligjit penal dhe procedurial jo vetëm për të hetuar personat e përfshire në dosjen 339 por edhe për të hetuar të gjithë Prokurorët dhe oficerët të Policisë Gjyqësore që kanë braktisur detyrën duke marrë dhe çuar dosjet penale në zyrat e PD duke thyer sekretin hetimor”.