Korrupsioni i  kushton buxhetit të shtetit 515 milionë euro në vit

282
Sigal

Raporti ALTAX/ Kostot reale të korrupsionit ndikojnë jo vetëm tek financat shqiptare por ai është edhe shkaku kryesor i rritjes së taksave për bizneset dhe çmimeve të tregut duke vënë në vështirsi pensionistët dhe konsumatorët. Vendimet e Arbitrazhit, largimet nga puna, tenderat e oligarkëve, kreditë, PPP, borxhi i fshehur etj. e kanë çuar borxhin publik mbi 11.4 miliard Euro

 

Raporti i ALTAX: Kostot reale të korrupsionit janë edhe  shkaku i rritjes së çmimeve

Kostot e korrupsionit nuk i vuan vetëm buxheti i shtetit, pra taksat që paguajnë bizneset e qytetarët. Kostoja e korrupsionit duket se ka ndikuar pikërisht në rritjen e çmimeve prej fundvitit 2021.

Korrupsioni ka një kosto reale në buxhet, por edhe në çmimet e mallrave e të shërbimeve për qytetarët, ndërkohë që vlerësimi i këtyre kostove është një sfidë shumë e vështirë, veçanërisht për ekonomitë me nivel mjaft të lartë informaliteti, sic është Shqipëria. Është pikërisht llogaritja e faturës së kostove të korrupsionit ajo që ka bërë Qendra ALTAX, përmes analzimit të raporteve dhe treguesve të ndryshëm.Sipas llogaritjeve që bën Qendra bazuar në konkluzionin e analizës së FMN, korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë për Shqipërinë dhe një fenomen që i kushton ekonomisë rreth 515 milion euro në vit.Në nivel lokal, korrupsioni mund të favorizohet nga kultura e klientelizmit dhe patronazhit, si dhe nga rrjetet e strukturuara informale të zyrtarëve publikë lokalë, nëpunësve civilë, liderëve të komunitetit dhe elitës së biznesit lokal.Por kostot e korrupsionit nuk i vuan vetëm buxheti i shtetit, pra taksat që paguajnë bizneset e qytetarët. Kostoja e korrupsionit duket se ka ndikuar pikërisht në rritjen e çmimeve prej fundvitit 2021.Kjo kosto e shtuar është transferuar nga bizneset te çmimet e mallrave dhe shërbimeve.  Nëse kësaj transferte të bizneseve i shtojmë edhe koston e paketës fiskale 2022 me ndërhyrjet në rritje të taksave të konsumit (TVSH dhe akciza), atëherë mungesa e debatit publik dhe arroganca prej modelit korruptiv kanë ndikuar direkt në rritjen e çmimit për shumicën e mallrave që tregtohen për konsumatorët.Duke vijuar efekti domino në rritjen e çmimeve edhe nga bizneset e shërbimeve për të përballuar kostot e lëndëve të para, atëherë një valë tjetër e justifikuar nga koha do të paguhet si çmim i shtuar nga të gjithë ne. E gjitha ndodh, kur të ardhurat mesatare dhe të ulëta, ashtu si u vërejt nga të dhënat e pagave në vend (skandali i publikimit të pagave) janë me shumicë të ulëta dhe mesatare të ulëta.

Auditimi

-Arbitrazhet i kushtojnë shqiptarëve 388 milionë euro. Avokatura e Shtetit pa analizë për humbjet

-Skema e pensioneve mund të rrezikohet seriozisht në vitet që vijnë si pasojë e mosarkëtimit të detyrimeve për kontributet nga sektori i tatimeve.Situata alarmante me mungesën e 16.6 miliardë lekëve.

– Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon 7.2 miliardë euro, buxhet të shpërdoruar

-180 milionë euro kanë përfituar oligarkët nga tenderat vetëm për vitin 2020

Largimet nga puna dhe emërimet e militantëve në prag të fushatës kanë  një kosto shumë të madhe, vetëm kontratat e përkohshme të punës kanë një kosto prej 70 milionë eurosh në buxhetin e shtetit, në qeverisjen vendore, ndërsa ato në qeverisjen lokale 

Viti 2022 ka nisur me një borxh publik prej 11.4 miliard euro, pasi gjatë vitit 2021 u shtuan edhe 630 mln euro të tjera borxhe sipas Open Data.