Lefter Maliqi: Berati i jep 3 mandate LSI-së, ndërsa Shqipëria i jep fitoren spektakolare Opozitës së Bashkuar

226
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ka vazhduar takimet me banorë të thjeshtë të këtij qyteti nga ku thotë se, s’ka vaksinë që ia shëron plagët e 8 viteve këtij populli.

“Rilindja ti lërë marifetet me regjistra votash të komanduara, sepse shanset për të fituar i ka 0. Ky popull kërkon ndryshimin e madh më 25 prill. Berati i jep 3 mandate LSI-së, ndërsa Shqipëria i jep fitoren spektakolare Opozitës së Bashkuar.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

S’ka vaksine qe ia sheron plaget e 8 viteve ketij populli. Rilindja ti lere marifetet me regjistra votash te komanduara, sepse shanset per te fituar i ka 0. Ky popull kerkon ndryshimin e madh me 25 prill. Berati i jep 3 mandate LSI-se, ndersa Shqiperia i jep fitoren spektakolare Opozites se Bashkuar.