Ermal Dredha: Fitorja jonë tregon mbështetjen e qytetarëve për vizionin e PS

111
Sigal

Kryetari i Bashkisë  Vlorë, Ermal Dredha  së bashjku me drejtuesin politik të qarkun, Blendi Klosin ka falenderuar skuadrën fituese të PS, për përkushtimin që ka treguar  gjatë fushatës elektorale. “Falenderim dhe mirënjohje për skuadrën fituese të Partisë Socialiste në Vlorë tregoi përkushtim të jashtëzakonshëm dhe angazhim të palodhur gjatë fushatës elektorale për të pasur synim fitoren e 14 Majit. Kjo është një fitore që tregon besimin dhe mbështetjen e qytetarëve për vizionin dhe projektet e Partisë Socialiste.  Të bashkuar, ne kemi forcën dhe vizionin për të ndërtuar të ardhmen që kemi projektuar për qytetin tonë. Përpara me energji dhe guxim”, shkruan ai.