Gjermania përfshin Shqipërinë në vende me rrezikshmëri nga Covid, masat e reja që hyjnë në fuqi

97
Sigal

 

Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid.Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme, e cila shprehet se që prej datës 16 janardo të ndryshojnë rregullat, ndaj shqiptarët që do udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të regjistrohen në faqen e internetit  www.einreiseanmeldung.de, në të cilën duhet të paraqesësh dy dëshmi, ose shërimin nga Covid ose test vaksinimi.Po ashtu, të gjithë qytetarët që hyjnë në këtë shtet do të kryejnë edhe karantinë 10 ditë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19.Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit  ëëë.einreiseanmeldung.de

-Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

-Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.