Ylli Dylgjeri: Koha tregoi se liria e shtypit është mbi të gjitha e jo burgu

546
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Përgjimet nga Watergate te Shijakgate

Urdhër Nr. 2
Kush publikon fletë nga Dosja 339, nuk do
te lejohet të udhëtojë në asnjë shtet të BE-së
dhe të SHBA-së…duke përfshirë edhe gazetarët e Bild-it.
Arta Marc D.V

Zonja Prokurore,
Skandali i Watergate (që njihet si një nga përgjimet që ranë në duart e Republikanëve) mbahet mënd ndër të tjera, për solidaritetin që formësojë në mediat amerikane.
Materiali i përgjimit Watergate, edhe pse ishte i shtypur vetëm në 11 exemplarë, i klasifikuar Top Secret, arriti më në fund në duart e shtypit dhe u botua pas kërcënimeve të njëjta me ato që po ndërmerni Ju sot ndja shtypit këtu.
Pas vendimi të një redaksie të rëndësishme të Washingtonit për botimit dhe kërcënimit për penalizim nga Prokuroria, 11 gazeta të tjera amerikane, në solidarizim botuan materialin. Koha tregoi se liria e shtypit ishte mbi të gjitha e jo burgu.