Arrestimi i veteranit të UÇK. Berisha: Një akt tjetër antikombëtar

271
Sigal

Pas ndalimit nga policia shqiptare të veteranit të UÇK ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në faqen e tij në facebok ai shkruan se “arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftetarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe deshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
“Një akt tjetër antikombëtar! Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftetarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosoven dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt. Sb”.