Provimi i pranimeve në fakultete, Turqia sërish në shtetrrethim

246
Sigal

Turqia me rastin e provimeve të pranimit në fakultete, do të vendos këtë fundjave një mini shtetrrethim tjetër. Nga ky bllokim përjashtohen studentët që do të marrin pjesë në provime. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka përjashtuar imponimin e kufizimeve të mëtejshme që lidhen me pandeminë e koronavirusit duke sqaruar se ato mund të ishin vënë në zona specifike, pra që konsiderohen të rrezikuara. Nga prilli deri në fillim të qershorit, qeveria e presidentit Recep Tajip Erdogan ka mbyllur shumë fundjava në vend. Turqia po përpiqet të japë imazhin e një vendi i sigurt dhe kjo për të ringjallur turizmin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, infeksionet totale janë mbi 193 mijë dhe viktimat 5 046.