Rama: Moli i ri mbi Bunë pasuron ofertën turistike e nxit biznesin në Shkodër

56
Sigal

Kryeministri Edi Rama të martën reagoi mbi punimet që po kryehen për ndërtimin e një moli të ri në Shkodër. Rama tha se moli i ri do të pasurojë ofertën turistike të Shkodrës. “Ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë”, tha kryeministri mbi investimin që po kryhet në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës. Punimet për molin e ri konsistojnë në krijimin e një platformë lundruese të përshtatshme për lidhjen e varkave. Moli i ri i Skodrës do të ketë përmasat 60 me 20 metra dhe një platformë lundruese 59 me 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura. Infrastruktura e ndërtuar nga projekti i moleve në Shkodër është një hap në drejtimin e duhur drejt një liqeni të mbushur me varka, tragete e kanoe, gjithmonë në respekt të vlerave unike mjedisore të liqenit. Gjithësej do të jenë 3 mole që do të ndërtohen në Shkodër. Ndërtimi i tyre dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi pritet që të hapë një perspektivë të re drejt turizmit lokal.