Berisha: Rama është fajtori kryesor për aferën e inceneratorëve!

226
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve është kryeministri Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me strukturat drejtuese të degëve 8, 9 dhe 10 të Tiranës, në sallën “Pjetër Arbnori,” në selinë e PD-së, ku tha se ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka përgjegjësitë e veta për aferën e inceneratorëve, por sipas tij ai kishte të drejtë kur thoshte se nuk e ka “lëvizur” ai gjithë qeverinë, pasi sipas Berishës, një gjë të tillë e bën vetëm kryeministri.

Berisha shtoi se Arben Ahmetaj është fajtor pasi e kishte parë krimin, por nuk kishte thënë asnjë fjalë për të.

“A keni dëgjuar ju për vrasjen e 22-vjeçares keniane? A e dini ku fle vrasësi? Vrasësi i saj fle në Kryeministri, te Edi Rama. Prishën çdo provë për të shpëtuar njëriun e qeverisë.

“Hakmarrja për drejtësi” me 17 të vrarë dhe 28 plaçkitje me armë të bankave dhe arkave, drejtësia e re i dha pafajësi.

Edhe 17 lopë të kishte vrarë një njeri, do të kishte marrë një dënim. Janë të gjithë shokë të Olsi Ramës. Revolucioni është jetik për çdo shqiptar që e do këtë vend. Ky grup, kjo organizatë kriminale urren për vdekje shqiptarët, jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e ndershëm dhe ata pa parti.

Hajduti e urren gjithmonë viktimën e tij. Kemi bërë të qartë që përgjegjësi kryesor për djegësat është Edi Rama. Nëse Agjencia Kombëtare e Prokurimeve i thotë kryeministrit se kjo procedurë është e paligjshme dhe nuk mund të përdoret, nëse ai e bën do të thotë se e bën për veten e vetë. Edhe Arben Ahmetaj tha: Nuk e bëra unë atë, nuk e lëviza unë qeverinë dhe institucionet e tjera.

Te inceneratori i Tiranës Ahmetaj nuk ka firmosur. Ahmetaj ka përgjegjësitë e veta, sepse ka pretenduar të dalë si “dorëjashtë”, por nuk është i tillë, ka ndenjur si ai që shikon krimin dhe nuk ndihet.

Folloë the modey, është Erion Veliaj. Paratë shkojnë te Erion Veliaj, nga ai shkojnë në Holandë dhe Offshore. Këto janë para që i kalon Rama aty. Kjo ndodh me Durrësin”, është shprehur Berisha.