Defekti në nënstacionin elektrik, zona përreth përfshihet nga flakët

97
Sigal

Si pasojë e një defekti elektrik në nënstacionin elektrik të pompave ne Pocem , zona përreth është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Ballshit për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe mospërhapjen e tij në një sipërfaqe më të gjerë.

Zjarri është vënë në kontroll vetëm brenda pak minutash, të ndihmuar edhe nga reshjet e shiut. Ndërkohë tre njësitë administrative të Mallakastrës, Fratar, Selishtë dhe Kute jane pa energji elektrike, ndërkohë që grupet e punës së OSHE-së ndodhen ne terren për riparimin e defekteve.