Arvizu: Vizita e Ramës në Serbi historike, presim Vuçiç në 2015

434
Sigal

TIRANE – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishme vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi, e po kaq e rëndësishme do të ishte dhe ardhja në vendin tonë e kryeministrit serb në vitin 2015.

Këtë qëndrim shprehu ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arvizu duke shtuar se mbi takimin Rama-Vuçiç duhet të ndërtohen edhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nga prespektiva e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kjo vizitë ka qenë shumë e rëndësishme. Do t’ia lë qeverisë shqiptare dhe asaj serbe të adresojnë pikat e tyre specifike, por për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një vizitë historike e rëndësishme. Bie dakord me karakterizim “historik” të saj, pasi 68 vjet është një kohë tejet e gjatë në mënyrë që dy kryeministra të mund të takohen e të flasin, duke shpresuar që të dyja vendet mund të ndërtohen mbi këtë vizitë. Ka qenë inkurajuese që pas incidentit që ndodhi në ndeshje të dyja vendet mundën te ricaktonin një datë tjetër, dhe kjo është vertëtë pozitivë. Është e rëndësishme që marrëdhëniet të ndërtohen mbi këtë takim, mbi marrëveshjet që nënshkruan. Shpresojmë që ata do të punojnë me njëri-tjetrin që Vuçiç të vijë këtu në 2015, kjo do të jetë dicka pozitive për ta, Rajonin e Evropën”, tha ambasadori amerikan në vendin tonë duke iu përgjigjur interesit të mediave për vizitën e Ramës në Serbi.