Protestat e opozitës/ Të rinjtë rrethojnë parlamentin, Policia deporton provokatorë të dhunshëm që të përligjë gazin helmues

407
Sigal

Protestat e rinisë para parlamentit: Rama ik! Djegin ‘piramidën” e krimit dhe të korrupsioni

 Nuk do të lejojmë Ramën dhe krimin të na djegin të ardhmen! 

Jakup B. GJOÇA

Sheshi para parlamentit u mbulua dje nga parullat “Rama ik”, ndërsa një piramidë ë simbolizonte ilegjitimitetin e qeverisë dhe bashkëqeverisjen e Ramës me krimin u dogj para selisë së Këshillit të Ministrave. Protagonistët e protestës së sotme të qytetarëve ishin të rinjtë, të cilët vuajnë më shumë pasojat e braktisjes se tyre nga qeveria për të favorizuar banditët dhe të fortët. Me parulla, ku kërkohej largimi i Ramës dhe parlamentit të dalë nga vota e blerë me paratë e krimit dhe të drogës, të rinjtë u shprehën të vendosur të qëndrojnë përkrah opozitës deri në realizimin e qëllimit kryesor: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, zgjedhje te parakohshme, të lira, të ndershme dhe të pandikuara nga paratë e krimit të organizuar. Vajza të reja, disa prej te cilave studente, iu bashkuan protestës të lidhura me pranga, duke protestuar simbolikisht kundër mungesës së lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri. Shumë të rinj e të reja që ishin folësit kryesorë të protestës, u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre, të mos heshtin përballë kësaj situate të rëndë, por të ngrihen e të mbrojnë vendin, që rrënohet çdo ditë që kalon nën pushtetin e Ramës, kriminelëve dhe oligarkëve të tij, të cilët kanë grabitur gjithçka, përfshirë edhe votën e lirë”. Simboli i protestës qytetare sot ishte piramida e Rilindjes, e cila ka në bazë votën e blerë me paratë e drogës dhe të oligarkëve të Ramës. Rama vetë qëndron në majën e kësaj piramide krimi dhe korrupsioni, e cila duhet zhbërë nga bashkimi i qytetarëve. Për të treguar se janë të vendosur ta arrijnë këtë, protestuesit shkuan para kryeministrisë, ku i vunë flakën piramidës së shtetit të krimit, korrupsionit dhe oligarkisë që ka ndërtuar Edi Rama. 

Zhvillimet orë pas ore

ORA 10:05: Basha në Berlin: Protesta e tetë e opozitës së bashkuar përpara parlamentit ditën e sotme është ideuar të jetë ndryshe nga ato të ditëve të tjera. Protesta do të drejtohet nga Forumi Rinor i PD, pasi kryetari Lulzim Basha gjendet në Berlin, për t’u takuar me krerë të CDU-së.

Ora 10:51- Kuvendi, Rudina Hajdari: Opozita jemi ne! Në fjalën e saj, Hajdari është shprehur se deputetët që dogjën mandatin nuk kishin përse të ishin pjesë e grupeve parlamentare dhe se duhet të zëvendësoheshin me opozitën e re.

Ora 10:44- Masakra e 2 Prillit, Hajdari kërkon 1 minutë heshtje, Ruçi: U prehshin në paqe!

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërkuar në seancën e sotme plenare, që të mbahet 1 minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit.

Ora 12:20- Pas dy orësh tubim tek Kuvendi, opozita zhvendoset tek Kryeministria

Protestuesit e opozitës janë mbledhur para kryeministrisë pas dy orëve qëndrim para ambienteve të Kuvendit.