Rama: Akademia politike, në vigjilie të një revolucioni

472
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e njoftoi në fund të takimit me Metën dhe Bashën, ka dalë në një deklaratë për mediat, nga Akademia Politike e PS. Rama ka folur për reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si një revolucion për vendin tonë. Ai shprehet i bindur për arritjen e këtij revolucioni, duke theksuar se vetëm pak ditë na ndajnë prej tij.
“Nuk ndodh gjithnjë, që të mund të hapim siparin e akademisë politike, në vigjilje të një revolucioni siç është reforma në drejtësi. Dhe nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar, të jetë objekti i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratën tjetër. Ky është një rast unikal se ja çfarë mund të bëjë politika, që për fat të keq është diskretituar kaq shumë sa shumëkush me të drejtë nuk ia di, ose ia ka humbur kuptimin.

Politika mund të bëjë keq, por ka lindur për gjëra të mira. Si mund të bëhet revolucioni në drejtëis pa politikën, është e pamundur.
Dhe sot, pamja për të kuptuar se politika është një forcë që mund të bëjë shumë mirë dhe mund të bëje edhe keq është e qartë për të gjithë.
Nga ana tjetër është pengesa nga një grusht tjetër njerëzish, që e pengojnë këtë reformë. Kjo është reforma më e rëndësishme, dhe padyshim më historikja që duam ta çojmë përpara. Dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga momenti i bashkimit të të gjithëve për t’i çelur rrugë këtij revolucionit dhe që do jetë edhe momenti dramatik i ndarjes së re, mes atyre që janë të vetëdijshëm se pse janë aty për të mirën e vendit dhe ata që janë aty për të mirën e tyre personale”, tha Rama.
Sigal