Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka dhënë një mesazh në ditët e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë:
“Sonte, me Proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq. Me besimin e lutjet se Ringjallja do të vijë shumë shpejt.
Ringjallja e Jezusit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, i të mirës mbi të keqen, një fitore universale, e cila bën që të shpresojnë, fitojnë, gëzojnë, bashkohen dhe lumturohen të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat.”