Berisha publikon fotot: Ja plantacionet me drogë të lejtnantëve të Ramës e Artur Bushit

471
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që ka denoncuar plantacionet me kanabis në Krujë e sipas tij, janë të Artur dhe Ilir Bushit.
Berisha i quan të dy këta emra lejtnantë të Noriegës. Qytetari dixhital tregon edhe vendndodhjen e parcelave të kanabisit, duke shkruar emra konkretë.

STATUSI I BERISHËS
Këto janë plantacionet e reja të lejtnantëve të Noriegës!!
Qytetari dixhital denoncon me foto plantacionet e freskëta të kanabisit të
– Lejtnantëve të Noriegës; Artur dhe Ilir Bushi dhe
– Shefit të policisë së Krujës, kolonel kanabisit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij. sb
“Si jeni doktor, uroj të jeni mirë familjarisht! Desha të denoncoj te kjo faqja juaj një farsë që po luhet në Krujë. Në lumin e Drojës mbrapa fabrikës çimentos Thumanë Artur dhe Ilir Bushi vëllai i kryetarit të bashkisë kanë mbjellë 700 rrënjë kanabis në bashkëpunim me shefin e policisë së Krujës. Në Malësi të Krujës në përroin e Arrateshit Islam Xaka në bashkëpunim me shefin e policisë ka mbjellë 1000 rrënjë kanabis ku nuk e kap helikopteri që vjen vërdallë kot e bën sikur patrullon. Unë jam një polic i ri në këtë komisariat dhe i bie që nqs gjendet ta marrim në përgjegjësinë e këtyre trafikantëve e shefat e mëdhenj të mos i gjej gjë. Të lutem anonim se ato janë tepër të rrezikshëm e na hedhin në rruge.”
Sigal