Si përfitoi Basha tërthorazi 31.2 milionë dollarë fonde nga USAID

Nga Endri Meksi/

shume interesant ky informacion i shperndare nga Besart Logu, ish avokat i PD-se se Luli B…

NOA

Nder te tjera ai thote se:

Në mes të këtij skandali, emri i gruas së Lulzim Bashës, Aurela Basha, është shfaqur si një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në një nga organizatat që ka përfituar miliona dollarë fonde nga USAID për një qëllim të vetëm, persekutimin e Sali Berishës.

Aurela Basha ka qenë drejtuese e programeve në East West Management Institute, një organizatë që ka marrë 31.2 milionë dollarë nga USAID dhe ka pasur rol në implementimin e ndryshimeve të diskutueshme ligjore në Shqipëri. Ky institut është akuzuar për rolin e tij në përpjekjet për të minuar opozitën dhe për të persekutuar Berishën, duke i mbyllur gojën si kundërshtar të kryeministrit socialist.

Aurela Basha, si një person i angazhuar në një pozicion të tillë, ka kontribuar drejtpërdrejt në një përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të favorizuar interesat e Qeverisë Socialiste, duke përdorur mundësitë e financimeve të huaja.

Në këtë kontekst, veprimet e familjes Basha janë një shembull i pastër i koordinimit dhe bashkëpunimit të tyre me Ramën e Sorosin kundër PD dhe Berishës.