Këshilltarja e LSI deklaratë ‘bombë’ për Qefalinë: As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit nuk do t’i lajë zullumet e tua

509
Përplasjet mes LSI dhe PS-së kanë kaluar dhe në padi penale. Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka paditur këshilltaren e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Elona Guri.

Qefalia ka paditur këshilltaren e LSI për shkak të deklaratave në media, ku deputeti i PS-së u akuzua për lidhje të paligjshme të ujit.

Pas kësaj padie ka ardhur dhe reagimi i Këshilltares së LSI-së, Elona Guri. “As uji i pishinave te Kompleksi i Dajtit, nuk do ti’ laj zullumet e Xhemal Qefalisë. Në këtë gjyq jam në mbrojtje të interesave të qytetareve dhe do të përballemi me fakte. Qëndrimi im është në mbrojtje të interesave të qytetareve dhe jo oligarkëve. Falenderoj Qefalinë për mundësinë që të vërtetoj shpërdorimet dhe lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm”,- shprehet Elona Guri në deklaratën e saj..

Gjatë debatit për rritjen e çmimit LSI kërkoi që para se të merrej vendimi Bashkia të nise aksione në gjithë territorin për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të bëra në ujësjellës. LSI kërkoi që të penalizohen edhe biznesmenë që kanë kompani të mëdha që nuk paguajnë ujin.

Në deklaratën e saj, Elona Guri përmendin rastin e deputetit, Xhemal Qefalia. Këshilltarja e LSI-së tha se ky deputet i PS-së ka biznese në zonën e Dajtit të cilat kanë lidhje të paligjshme.
Sigal