Berisha pritet nga presidenti slloven: Reformat shmangën recesionin

545
Sigal

Kryeministri Sali Berisha mori të hënën mbështetjen e qeverisë sllovene për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Slloveni, Kryeministri Sali Berisha u prit në një takim të veçantë nga Presidenti slloven, Danilo Turk.

 Presidenti Turk pasi i uroi mirëseardhjen kryeministrit Berisha, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe dinamizmit që pritet në bashkëpunimin ekonomik për te cilin shprehu interesin për ta zgjeruar e thelluar edhe më tej. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi përzemërsisht presidentin slloven Danilo Turk për pritjen dhe i shprehu atij mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve të transformimeve rrënjësore. Zyra e Kryeministrisë bën me dije se në takim u diskutua mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe kontributin që vendi ynë mund të ofrojë në këtë drejtim në shumë aspekte, një ndër të cilat është bashkëpunimi rajonal apo afrimi i pranverës arabe me Këshillin e Europës dhe ndihma që mund tu jepet këtyre vendeve nga përvoja e këtij të fundit.