Elona Guri – ministres Gjonaj: Po fola unë me zë dhe figurë bie dhe ai që të drejton ty!

943
Sigal

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka reaguar ndaj deklaratave që ka bërë sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Po flet Etilda për drejtësi!

Po fola unë me zë dhe figurë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty nga koka te këmbët…

Kam qenë aty në 2016-ën kur Meta e miratoi reformën me 140 vota siç e donin amerikanët. Në ato kohë vëmendja jote nuk ishte te standardet e reformës, por te “relaximi” i ndonjë shoku të reformës.

P.S: Jeni dhe familje “golash” ju…”,-shkruan Guri në një reagim në Facebook.