Berisha në Lezhë: Jemi partia e vlerave arbërore

153
Sigal

Në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët dhe simpatizantët në Lezhë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se albanofobët donin që të shkatërronin PD, por ne mendonim ndryshe.

‘Jemi  partia e vlerave arbërore dhe universale’, tha Berisha.

‘Te tjerët kërkonin që të ua emëronin kryetarin. Përdorën proceset gjyqësore me të gjitha format

Por cili ishte rezultati, ishte dështimi.

Sot arritëm në të drejtën tonë, që të jemi një opozitë e vërtetë për shumicën e shqiptarëve. Arritëm që të përmbushim interesin madhor. Interesi kombëtar është opozita e vërtetë, jo një komb me opozitë të shtirë, fals opozitë. Një komb i tillë s’ka të ardhme.

Albanofobët me urrejtjen ndaj shqiptarët, parashikonin një situatë të tillë. Por ne mendonim ndryshe dhe ja ku jemi sot, një parti e rithemeluar. Jemi parti e vlerave më të mira arbërore, por jo vetëm, edhe universale. Ne kemi fituar një betejë, por jo luftë. Lufta është e vështirë dhe aspak e lehtë.

Ju e keni parë vetë se çfarë zhurme është bërë gjatë këtij procesi, nga një propagandë e cila sikur vinte nga një vend diktatorial, ku nuk ekzistonte vota dhe parimet e lirisë’, tha gjatë fjalës së tij, Sali Berisha.