Berisha: Bylykbashi-Boçi negociatorët e PD për Presidentin! Alibeaj, ministër i Ramës

168
Sigal

Lideri i PD Sali Berisha deklaroi për mediat pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë blu se Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë negociatorët me partitë opozitare në emër të Partisë Demokratike për çështjen e Presidentit.

“këta të dy kanë mandatin e Komisionit të Rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare me në emër të Partisë Demokratike.”-tha Berisha.

Kujtojmë se pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD votoi rezolutën ku u autorizua Komisioni i Rithemelimit për negociata me partitë e tjera opozitare për propozimin e një kandidature për President.

Ndërsa për Enkelejd Alibeajn Berisha deklaroi se ai është ministër virtual i Edi Ramës.